Është zgjedhur kreu i ri i PD në Malsinë e Madhe. Ai është Anton Kokaj. Në rrjetin social FB Kokaj shkruan: - “Falënderim i përzemërt shkon për demokratët e mrekullueshëm malësore që dhanë mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike.
Nder i veçantë të jem përsëri kryetari i juaj. Besimi që ju me dhatë dje është përgjegjësi e shumëfishuar që do kthehet në angazhim dhe punë të palodhur nga ana ime për të dëgjuar problemet tuaja, të bëhem zëri i zgjidhjes së tyre.
Respekt të veçantë për të gjithë strukturat e Partisë Demokratike që kontribuuan dje me votën e tyre, treguan që mund të bëjmë procese vërtetë fisnike dhe demokratike. Dhanë kontribut në familjen e madhe të demokratëve dhe në ndryshimet që do vijnë. Të gjithë së bashku me një qëllim të përbashkët dhe këmbëngulje mund të hedhim hapa të mëdhenj në të mirë të të gjithëve. Jam i sigurt në atë që na pret,një e nesërme premtuese të cilën do mund ta gëzojë secili prej nesh! Gjithmonë me ju dhe për ju!:.