Konflikti civil, interesi kryesor politik i Edi Ramës

Hënë, 26 November 2018 10:59

Nga Ilir Nikolla

Edi Rama po vrapon me shpejtësi drejt konfliktit civil. Të gjithë hapat aty të çojnë. Që tek vendimet e pritshme edhe për prishjen e mbi 1 mijë ndërtimeve në Laprakë, për shkak të zgjatimit të Unazës së Re dhe rikthimit të çuditshëm të stacionit të trenit në vendndodhjen e vjetër e deri tek vendimi alla-putinist për procedimin penal të kryetarit të opozitës, me arsyen e “tubimeve të paligjshme”. Përpjekja për hapjen e shumë vatrave të konfliktit njëkohësisht mund të shpjegohet vetëm me interesin politik që ka Edi Rama për një konflikt civil.

Qeverisja i ka ngecur, oligarkët kanë marrë superxhiro dhe po kërkojnë gjithnjë e më shumë pjesë nga buxheti i shtetit, hetimet e ndërkombëtarëve po mbërrijnë gjithnjë e më afër kryeministrit, sa u përket lidhjeve me krimin e organizuar dhe bandat që qeverisin një pjesë të qyteteve tona, prandaj Edi Rama ka nevojë për një përplasje të gjerë civile.

Përplasja krijon automatikisht krijimin e llogoreve, kthen vëmendjen tek destabiliteti politik dhe harrohen për njëfarë kohe skandalet financiare. Dhe siç e tregon tradita, pas përplasjes civile vjen amnistia dhe bashkë me të, shpresa se i shpëtohet ndëshkimit politik dhe do lihet i qetë të gëzojë paratë e vjedhura.

Përveç urgjencës për të tërhequr vëmendjen, Edi Rama ka edhe mitomaninë se është i pamundshëm dhe një konflikt civil do t’i shërbejë të lajë hesapet njëherë e mirë me një opozitë që është bërë shumë denoncuese, qoftë në publik, qoftë pranë organizmave ndërkombëtare. Viktimat që mund të shkaktohen, arrestimet politike dhe prishjet e shtëpive janë dëme anësore për një kryeministër që mendon se përtej tij dhe pas tij, duhet të ketë veç boshllëk.

Turri drejt konfliktit civil është një vendim prej bixhozçiu, sepse përveçse ka kosto shumë të lartë, vendos në tepsi jo veç avenirin e tij politik, por edhe integritetin e tij financiar e fizik. Konfliktet civile janë gjithmonë të paparashikueshme, prandaj që në zanafillën e tij, tek Unaza e Re, duhet bërë tifozllëk për një zgjidhje politike. Një ligj i posaçëm për dëmshpërblimin mund të shërbejë si precedent, më pas mund të vijë edhe negociimi politik për zgjedhjet e përgjithshme pa Ramën kryeministër dhe të gjithë hapat e tjerë, sipas një procesi të kontrolluar dhe jo nën humorin e rrugës.

Përndryshe, aferim i qoftë bastexhiut që po i hedh të gjitha në tavolinën e lojës për një vjedhje në Unazën e Re. Shqiptarëve s’u mbetet veçse të mbrojnë shtëpitë e tyre, jo veç në Unazën e Re, por edhe në Laprakë e gjetkë, dhe për këtë do të kërkojnë zgjidhje dhe nëse vendosen në cep të rrugës, do të pranojnë zgjidhjet që vijnë nga rruga.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...