Pas një proçesi dinamik dhe konkurence të hapur, u përmbyllë me sukses zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së në Njësinë Nr.8, ku sonte u zgjodh kryetari i ri i PD së kësaj dege. Demokratët zgjodhën zotin Pellumb Seferi, bazuar në votimin “një anëtar, një votë”, përballë kandidatit, zotit Ylli Subashi. Zgjedhja e z.Seferi u bë në unanimitet dhe me nje fryme solidariteti. Ai është nje nga themeluesit historike te deges 8, nje nga organizatoret mè me ze te PD dhe zyrtar i nivelit te larte te qeverisjes qendrore e lokale te PD. Njesia 8 me mbi 1500 anetare eshte nje nga zonat qe ka kontribute historike dhe me shume vlera ne zhvillimet e PD ne Tirane. Ne keto zgjedhje mori pjese kryetari i PD Lulzim Basha i cili vleresoi dhe falenderoi te gjithe anetaresine per perkushtimin ne mbajtjen e zgjedhjeve. "Si anëtar i kësaj dege kam patur privilegjin të hedh votën e parë në këtë proces"- u shpreh kryetari Basha. Lajmin për fitoren e tij e jep ne rrjetin social FB dhe Ahmet prenci i cili ndër te tjera shkruan: - “Kisha nderin që këtë herë të angazhohesha përkrah deputetes Jorida Tabaku për t’i dhënë integritet procesit që me zgjedhjet nga seksioni i parë e deri sonte në kurorëzimin e organizimit demokratik të kësaj Dege. I uroj suksese drejtusit të saj të ri dhe falenderoj nga zemra ata që më besuan këtë detyrë si dhe Drejtorin e Fondacionit “Konrad Adenauer”, z. Walter Glos që mori pjesë sonte nē votime, duke pērcjell procedurën dhe votimin e Kryetarit të PD, zotit Lulzim Basha!”