Ndërsa kreu i shtetit dhe maxhoranca qeverisëse u zhvendos në Vlorë, Partia Demokratike e deputetë të saj zhvilluan homazhe në Varrezat e e Dëshmorëve. I pranishëm në ceremoninë te Varrezat e Dëshmorëve ishte edhe ish presidenti i Republikës Bujar Nishani .
Në një prononcim për mediat, kryedemokrati Basha u shpreh se përulemi sot me nderim para sakrificave të mijëra shqiptarëve që dhanë jetën për lirinë.
“Nderim simbolit tonë kombëtar. Përkulemi me nderim para Ismail Qemalit dhe firmëtarëve të pavarësisë. Qindra e mijërave burrave e grave që dhanë jetën për clirimin e Shqipërisë. Përkulemi para sakrifices UCK e komandantit legjendar Adem Jasharit qe lindi ne kete dite te shenuar e mijëra shqiptarëve të tjerë.
Kjo sakrificë ky çmim i larte që kombi ynë ka paguar është i pandar per te ruajtur lirine e demokracine. Për lirinë duhet luftuar cdo ditë. Jam sot ne krah te gjithe qytetareve qe jane ngritur per te mbrojtur lirite e tyre. Ftesë për bashkim të shqiptarëve në betejë të papërditshme derisa liria e cdo shqiptari të jetë e garantuar me ligj. “ tha Basha.