Veliaj u tall me efektiven e policisë që iu prenë gishtat, ky reagim i Vasilit duhet lexuar patjetër

Premte, 30 November 2018 10:37

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pak ditë më parë, bëri një deklaratë shokuese, ku nëse do ishte bërë në një vend normal të botës, ai do kishte dhënë dorëheqjen.

Bëhet fjalë për talljen që i bëri efektives s Policisë së Shtetit, që u plagos gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re, para Kuvendit.

Veliaj tha se tani që asaj iu prenë gishtat, asnjë mashkull nuk do të martohet me të. Lidhur me këtë deklaratë, nuk pati reagime të shumta, dhe dihet se pse, pasi media është e kapur dhe blerë si nga Rama po ashtu edhe nga Veliaj.

Por, ditën e sotme, kreu i Grupit të LSL-së, Petrit Vasili ka bërë një krahasim mjaft origjinal, duke dënuar dhe nxjerrë në pah çmendurinë e Erion Veliaj.

Reagimi i Vasilit:

Jam me Anagnostin, qe e larteson gruan dhe jo me Veiajn, qe e percmon ate.

Kryetari i bashkise se Tiranes, pre e nje manie te semure dhe pa sherim per pushtet,percmoi me qetesi,publikisht dhe pa asnje dhimbje mijra gra,ndersa komentonte policen Ina dhe ngrinte pyetjen e lige:

"JEMI TE GJITHE BURRA, I SHKOJNE SYTE TE MARTOHET NJE BURRE ME NJE VAJZE PA GISHTA ?”.

Ndersa Anagnosti,nje burre dhe artist i madh,plot 47 vjet me pare,skaliste figuren e Lilo Labes ,partizanes, qe i prene kemben dhe lartesonte partizanin Jaho, qe me pergjerim ne emer te nje dashurie pa fund i kerkonte zemerdridhur te martohej me te per te kaluar gjithe jeten se bashku.
Po jua risjell keto momente te dashur miq se bashku me mesazhin madhor te dashurise njerezore e cila zbukuron e i jep vlere jetes dhe triumfon mbi gjithshka.
Ne te gjithe pa asnje perjashtim mendojme si Anagnosti. 
Ne kurre nuk mendojme si ky kryetari i bashkise e te tjere si ky,produkte te ngjitura pas karriges dhe qe zgjasin sa zgjat ajo e per te humbur ne humneren e harreses diten qe karrigen s'e kane më.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...