Edhe ditën e sotme, banorë të zonës së Astirit kanë dalë në protestë, kundër prishjes së banesave të tyre.
I pranishëm në mbështetje të tyre ka qenë edhe deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari, i cili ka kërkuar nga Rama që të distancohet njëherë e më parë nga ky terror, sepse qytetarët nuk mund të mbahen nën diktatin e terrorit.
Brahimllari u shpreh se Edi Rama është shkaktari kryesor i varfërimit të vendit, dhe në shkaktarin kryesor të dhunimit të banesave të këtij vendi.
‘Edi Rama duhet të tërhiqet nga dhuna dhe terrori ndaj qytetarëve. I bëj thirrje Ramës që të tërhiqet nga kjo dhunë, pasi reagimi qytetar do të jetë edhe më i fortë. Ka rënë përfundimisht bashkëqeverisja me qytetarët. Rama sot qeveris me kriminelët dhe krimin e organizuar’, deklaroi Brahimllari.