Banorët e Astirit që preken nga projekti i Unazës së Re këtë të shtunë (1 dhjetor) u përplasën me forcat e policisë.
Policia ka shoqëruar disa protestues, mes tyre edhe një të mitur.
Raportohet se banorët kanë agravuar situatën duke u përplasur jo vetëm me forcat e policisë por edhe me operatorët e mediave.
Ndërkohë deputeti Klevis Balliu shoqëroi në furgonin e policisë në protestues të mitur, i cili u ndalua nga policia. Aktualisht ata ndodhen ne komisariatin 6.
"Duam shtëpitë tona", protestuesit e Unazës së Re bllokojnë rrugën
Me thirrjet "duam shpitë tona" edhe këtë të shtunë banorët që preken nga projekti për Unazën e Re kanë dalë sërish në protestë.
Në ditën e 28 të qëndresës së tyre ata kanë bllokuar të dy akset e rrugës.
Në zonë ka pasur edhe prani të forcave të policisë.
Banorët kërkojnë që banesat e tyre mos prishen, ose të dëmshpërblehen në masën 100%.
"Kauza jonë, shtëpitë jonë", "qeveri hajdute", "O Edvin o diarre këtu i thonë Unaze e Re", ishin disa prej thirrjeve të banorëve.
Ndërkohë punimet kanë filluar duke hequr ndriçimin e rrugës dhe pemët.
Në mbështetje të banorëve janë edhe deputetë të opozitës.