Sot pranë selisë së degës së Partisë Demokratike Berat janë zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e degës. Kryetar dhe sekretar seksionesh pas konfirmimit të tyre me votën e anëtarësisë kanë qenë sot delegatë dhe me pjesëmarrjen dhe përgjegjësinë e tyre kanë zgjedhur kryetarin e ri. Pas përfundimit të procesi i numërimit të votave në selinë e PD-së për Beratin, selia blu ka zgjedhur për një mandat të dytë, Gazmend Azizin, i cili fitoi garën brenda kampit ndaj Shkëlqim Hysit. Azizi mori 172 vota kurse rivali i tij Shkëlqim Hysi, vetëm 108 vota. “Të gjithë së bashku me Lulzim Bashën drejt fitores së Partisë Demokratike!!!”- do të shkruante një ditë më parë Gazmend Azisi në rrjetin e tij social FB.