Edhe në Kukës trupa zgjedhore e degës së PD, (kryetar , sekretar seksioni dhe grup-seksioni, kryesia e degës, delegatet e FRPD-se, LDG-se) e dale nga procesi zgjedhor ne PD, kanë votuar në ambientet e Pallatit te Kulturës "Hasan Prishtina" në Kuvendi Zgjedhor i Degës për zgjedhjen e kryetarit te Degës se PD-se Kukës. Në përfundim të votimit u rikonfirmua si kryetar Arif Rexhmati. Ai arriti mori 118 vota, duke mposhtur kështu sekretarin organizativ të degës Fasli Germizin, i cili mori 16 vota. Në votimet për kreun e PD-së Kukës morën pjesë 135 delegatë, ndërsa 1 fletë votimi u shpall e pavlefshme.
Kreu i zgjedhur i PD Kukes, i konfirmuar ne detyren qe mbante para pak minutash ka reaguar duke shkruar ne FB" -"Te nderuar demokrate , anetare dhe simpatizante te PD-se Dega Kukes , perfaqsues te zgjedhur nga strukturat si pjese e trupes zgjedhore te kuvendit, dua te ju falenderoj nga shpirti per votebesimin qe me dhate ne drejtimin e Deges se PD-se Kukes edhe per nje mandat 4 vjeçar. Nje falenderim i veçante edhe per bashkudhetarin e misionit demokratik z. Germizi , pjesmarres ne gare. Votbesimi i dhene eshte obligim per me shume pune dhe sakrifice ne permbushjen e alternatives se PD-se dhe kryetarit Basha deri ne fitoren ndaj qeverisjes se kryehajdutit Rama. Zoti i bekofte demokratet dhe mbare shqiptaret".