Një ditë që do jetojë në turpin e krimeve kundër njerëzimit

Diel, 02 December 2018 20:28

Nga Oerd Bylykbashi
Ne fund te nentorit 2018, prokuroria gjermane ka akuzuar formalisht Hans H. 95 vjecar, per ‎krime kunder njerezimit. Akuza behet ‎per rolin e tij te thjeshte si roje ne kampin e shfarosjes Mathausen nga 1944-1945.

Prokuroria e akuzon se kishte dijeni “per te gjitha metodat e vrasjes si dhe kushtet e jeteses se te burgosurve ne kamp”. Prokuroria gjermane e akuzon 95-vjecarin se ka mbeshtetur apo se paku ka bere “me te thjeshte mijera vdekjet e kryera nga ekzekutoret kryesore”

Pra Gjermania denon nje 95-vjecar‎ per krime kunder njerezimit 73 vite pasi jane kryer ato krime. Pra Gjermania denon nje roje te thjeshte jo se i ka kryer drejtperdrejte krimet por vetem sepse ka ndihmuar ne vrasjen e te pafajshmeve, se ka patur dijeni per metodat e vrasjes dhe kushtet e tmerrshme te jeteses ne kampin e perqendrimit.

Respekt per nje shtet qe respekton dhe mbron te drejtat e njeriut dhe denon ata qe i dhunuan ne emer te nje ideologjie kriminale edhe para 73 vitesh. Dhe nazizmi nuk pati asgje me shume se komunizmi. Madje krimet e nazizmit nuk krahasohen me 20 milione personat qe shfarosi komunizmi i Stalinit ne bashkimin Sovietik apo 70 milione personat qe shfarosi komunizmi i Mao Ce Dunit ne Kinen e kuqe.

Po sa te tille roje kampi, burgu, ekzekutore skuadrash pushkatimi, komandante kampesh e burgjesh, spiune e bashkepuntore, agjente e oficere te Sigurimit te Shtetit, hetues, prokurore, gjyqtare qe kane denuar per “krime politike”, zyrtare qe kane firmosur internime e debime te familjareve te pafajshem, hierarke komuniste me ne krye Nexhmije Hoxhen fshihen apo jetojne me mburrje mes nesh, madje marrin dekorata e pensione te posacme edhe pse kane ne ndergjegje jetet e shkaterruara te dhjetera e qindramijera shqiptareve? Keta jane ata kriminele qe me 29 nentor pushtuan si shpirtra te keqinj per gjysem shekulli jetet e 3 milion shqiptareve.

Shqiptaret njohen formen me kriminale te komunizmit per gjysem shekulli nen thundren e Enver Hoxhes.‎ Mijera te vraret e te zhdukurit me gjyq e pa gjyq ne Shqiperi, foshnjat e vdekura nga uria, dizanteria dhe vuajtjet ne kampin e Tepelenes, dhjetera mijera ‎te burgosurit dhe te internuarit politike, qindra mijera jetet e familjareve te shkaterruara pergjate nje gjysme shekulli nga kriminelet e komunizmit shqiptar, jane jo thjesht ish te perndjekur. Nuk jane liste emrash per demshperblim. Jane monument i gjalle ulerites i kujteses se krimeve kunder njerezimit qe kane kryer hierarket e byrose politike, xhahilet ne Sigurim, gjykata, prokurori dhe hetuesi qe sot po na kthehen ne drejtesi permes reformes se Edi Rames, bashkepuntoret qe deshmuan per t’i denuar te pafajshmit, komandantet dhe gardianet e burgjeve dhe kampeve te perqendrimit dhe qe ende nuk kane njohur ndeshkimin e drejtesise per krimet e tyre kunder njerezimit.

Mbi 30 anetare byroje politike dhe zyrtare te larte te komunizmit u denuan per krime kunder njerezimit midis 1992 dhe 1997, por pasuesit e komunisteve i falen dhe u dhane para si demshperblim sepse ata kriminele na ishin denuar “pa te drejte”. Sot disa prej tyre, apo ata pasues krenare te tyre, udheheqin ne majat e shtetit. Turp! Sa kohe nuk ka drejtesi per keto krime, nuk do te kete paqe sociale.

Me 29 nentor 1944, u vendos zyrtarisht nje regjim kriminal komunist. Se paku kjo eshte nje date e sigurt historike. Per kete arsye, duke perifrazuar Presidentin amerikan Ruzvelt, ajo date do te jetoje ne turpin e krimeve kunder njerezimit deri sa kriminelet qe i ngjyen duart me gjakun e shqiptareve ‎per te ngritur pushtetin e komunzimit deri me 1991, nuk kane dale para drejtesise!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...