Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu shprehet se protesta e banorëve të “Astiri” mund të përshkallëzohet nëse vijojnë provokimet ndaj banorëve.
Balliu, i cili e ka mbështetur protestën nga terreni, tha se banorët nuk duhet të përplasen fizikisht me policinë “për mbushjen e xhepave të Ramës dhe Veliajt”.
Deklarata e Klevis Baliut në “Ora News”:
Kupola kriminale e policisë harxhon kohën për të mbledhur kapsolla e jo për të kapur kriminelët që lëvizin të lirë, kjo kupolë do të mbajë përgjegjësi. Fuqia e atyre njerëzve është shumë herë më e madhe se këta njerëz që janë në pushtet sot. Do ketë përshkallëzim nëse këto provokime vazhdojnë. Po pse duhet të ketë përplasje me policinë vetëm për të mbushur xhepat Edi Rama dhe Erion Veliaj. Pasuritë e tyre të pafundme janë offshore, dhe për këtë do ketë dokumente, i ka dalë njëherë një dokument këtij për 200 milion euro offshore, dhe s’ka dhënë ende asnjë përgjigje.