Edhe në Delvinë procesi i zgjedhjeve në të gjithë nivelet e drejtimit brenda radhëve të Partisë Demokratike ka përfunduar. Pas zgjedhjeve në seksione dhe grupseksione është zgjedhur, konfirmuar në krye të degës së PD, Delvinë sërish z.Hari Imeri në mënyrë unanime nga të gjithë strukturat e partisë.
Pas konfirmimit, kreu i PD, Delvine shkruan ne FB: -"Ne emer te vlerave dhe te virtytit me te larte qe eshte mirenjohja,deshiroj ta shpreh pa asnje impuls syfaqesie, por te plote dhe te sinqert per te gjithe trupen zgjedhore dhe Demokratet e Delvines qe me besuan serish drejtimin Deges edhe per kete mandat.
Kjo detyre eshte privilegj dhe pergjegjesi. Ftoj ç’do njeri qe perfaqeson vlera dhe integritet ti bashkohet misionit tone per te permbushur pritshmerit e qytetareve ne sherbim te intersit te vendit.
Vetem bashke mund tja dalim".