Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, me pretendimin se ai bën premtime “fake”.
Teksa rëndit disa nga premtimet që kreu i Ekzekutivit ka dhënë se sipas tij nuk i ka mbajtur, Vasili pyet se kush e dënon në këtë rast Ramën. Vasili mes ironisë shton se: “Ky kryeministër është i vërtetë vetëm kur është fake”.
Postimi i Petrit Vasilit
Kryeministri është i vërtetë vetëm, kur bën fake premtime.
Kush e dënon kryeministrin e shpifur, që bëri premtimin fake shëndetësi falas dhe mashtroi.
Bëri premtimin fake për 300 mijë vënde pune dhe në vend të saj 400 mijë shqiptarë kanë ikur nga sytë nga Shqipëria.
Bëri premtimin fake, që do ulë taksat dhe i trefishoi ato duke filluar që nga uji i pijshëm.
Që bëri premtimin fake se do luftojë drogën krimin dhe paranë e pisët dhe i kemi të treja këmbëkryq në mes të qeverisë dhe atij vetë.
Po flet Fake kryeministri i fake premtimeve për gjoja fake lajmet që ja vënë në dukje.
Ky kryeministër është i vërtetë vetëm kur është fake.