Rama, nga maska e mëshirës “alla-Assad”, po kërkon azil tek histeria

Tuesday, 04 December 2018 14:23

Nga Ilir Nikolla

Strategjia e prishjes së shtëpive, nga një në ditë, si në Unazën e Re, ashtu edhe në Laprakë e në Shkozë , po shoqërohet me shfaqjet e Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe Erion Veliajt në parlament a gjetkë, me të qeshurën arrogante, sipas tipit “qentë le të lehin, karvani le të ecë përpara”. Në parlament, Edi Rama e hoqi krejt pamjen e mëshirës, që zakonisht mbajnë autokratët dhe që kryeministri e mbante sa herë shkonte për inspektim në shtëpitë e varfra dhe ku oligarkët pranë tij urdhëroheshin të ndërhynin. Është ajo mëshira që mbante edhe Assadi në kulmin e luftës civile, teksa falte xhumanë bashkë me të tjerët në xhaminë e madhe të Damaskut, të bërë shoshë nga bombardimet, apo mund të krahasohet njëfarësoj edhe me pamjet e Erdoganit teksa bënte sikur ndante bukën me disa refugjatë sirianë në Anadoll.

Kjo sjellje e mëshirës hipokrite është në manualet e rëndomta që lexojnë pushtetarët. Por këtë sjellje e ka braktisur Edi Rama dhe jo prej shumë kohësh, por veç tani vonë, kur ka nisur protesta masive në Unazën e Re. E ka hequr maskën e hipokritit, sepse loja i është zbuluar dhe sakrilegji i ka dalë në rrugë të madhe. Vjedhja i është zbardhur, vendimi i tij gjakftohtë për ta konsumuar shpërdorimin edhe në kurriz të mijërave që do të dalin të pastrehë (s’po e llogarisim vjedhjen në linjë direkte buxhet - oligark - offshore) është marrë vesh.

Tani është bërë kundërproduktive fytyra e mëshirës dhe për të ecur përpara projekti i shpërdorimit, i vetmi që ka rëndësi në këtë moment për klikën e tij, Edi Rama është i detyruar t’i kthehet kërbaçit. E qeshura kërcënuese në parlament i ngjan shumë këngës që këndohej me qesëndi “Festë e madhe në gjithë fshatin/ S’po e mbajmë dot gëzimin/ Arrestojmë sot Reshatin /Hajt këndojmë për Sigurimin”.

Arrestimet e Protoduarit, Drobajt dhe të tjerëve po shpallen si një provë e forcës së shtetit, e cila s’ndalet para paligjshmërisë dhe që punon natë e ditë për të mirën e kryeqytetit. Tëpkë Sigurimi.

Veçse është provë se po afron stacioni i mbramë. Përplasja është stacioni final dhe e qeshura e sikletshme e plot histeri rrëfen se Edi Rama nuk është i sigurtë se mund t’ja dalë, prandaj edhe luan bllofin, qoftë për të qetësuar kreditorët e oligarkisë, qoftë për të shtrënguar radhët e të vetëve. Kur të bjerë edhe pushteti prej kartoni i forcës së shtetit, në vend mund të kthehet kaosi, por e sigurt është se poshtë rrënojave të këtij kaosi, e qeshura histerike e Edi Ramës nuk do të mbijetojë. Ndoshta do të jetë më mirë për të t’I kthehet fytyrës me mëshirë “alla-Assad” dhe të mendojë një gënjeshtër për oligarkët që mund t’u ketë marrë këstin e parë të bakshishit, por që s’do të mundet t’u japë gjithë “derrin” e kursimeve të shqiptarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...