Presidenti Meta priti një grup personash me aftësi të kufizuar (PAK)

Premte, 07 December 2018 15:14

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim një përfaqësi të Personave me Aftësi të Kufizuar.

Pasi u njoh me problematikat me të cilat kjo shtresë përballët në përditshmëri, por edhe me disa raste suksesi në rrafshin profesional, Presidenti Meta vlerësoi Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK), që merret prej viti 1996, me promovimin e mundësive të barabarta dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre në Shqipëri.

“Jam shumë i lumtur që jemi sot këtu në Institucionin e Presidentit, për të çelur një ekspozitë që ka në qendër të saj Fuqizimin Ekonomik të Personave me Aftësi të Kufizuara (PAK).

Vetëm para disa ditësh, ne kujtuam Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, që na shërben si një moment reflektimi, por edhe nxitje të përpjekjeve të përbashkëta për të rritur ndërgjegjësimin për situatën në të cilën ndodhen PAK në çdo aspekt të jetës: politik, shoqëror, ekonomik e kulturor.

Këtë ndërgjegjësim ne duhet ta bëjmë çdo ditë dhe jo vetëm në ditë të caktuara. Duhet të punojmë çdo ditë për të fuqizuar PAK dhe për të siguruar barazinë dhe integrimin e tyre të plotë në shoqëri”, - tha Presidenti i Republikës.

“Natyrisht, një sfidë e madhe për PAK mbetet fuqizimi ekonomik, që do të thotë më shumë punësim për ju. Gjithëpërfshirje do të thotë jo vetëm ambiente të aksesueshme nga ju por mbi të gjitha përfshirje në tregun e punës, mbështetje nga të gjitha institucionet shtetërore duke përmirësuar sistemin e vlerësimit për punëkërkuesit me aftësi të kufizuara”, - u shpreh Kreu i Shtetit.

“Personat me aftësi të kufizuara (PAK) ende ndeshen me paragjykim e diskriminim, veçanërisht kur flitet për punësimin e tyre, e për këtë është e nevojshme që të parashikohen fushata të vazhdueshme informuese e ndërgjegjësuese. Por duhet edhe të promovohen e mbështeten institucionet shtetërore dhe kompanitë private që kanë demonstruar praktika të mira për punësimin e PAK, siç janë ato që ju keni paraqitur sot në ekspozitën tuaj.”, -  përfundoi Presidenti Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...