Qeveria Rama tenton të gënjejë studentët pa iu plotësuar asnjë kërkesë

Premte, 07 December 2018 15:20

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka ndërmarrë dy hapa për t’u hedhur hi syve të studentëve protestues.

Së pari, i ka njoftuar ata se “sipas kërkesës suaj” do të ngrihen grupe të posaçme pune, me përfaqësues të këshillave studentore për vlerësimin e tarifave të studimit, të kushteve të banimit dhe buxhetin e arsimit dhe se brenda vitit 2019, studentët do të pajien me kartën e studentit.

Pas kësaj, Nikolla ka vrapuar për në godinat e Qytetit Studenti nr.2 tek 21 Dhjetori, pas Inxhinjerisë së Ndërtimit, për të luajtur farsën tjetër: me veshje mbrojtëse, ka inspektuar ecurinë e rikonstruksionit të godinave, që sipas saj po bëhen si mini-apartamente për studentët.

Megjithatë, pavarësisht nga këto ecejake të hallakatura të ministres, protesta përpara Ministrisë së Arsimit vazhdon me intensitet deri në konkretizimin e kërkesave të studentëve.
ërgjigjia e Nikollës:

"Lidhur me pikën 1,6 dhe 7 të kërkesës për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e kushteve të rezidencave studentore dhe buxhetit për arsimin e lartë dhe sipas kërkesës suaj të datës 06.12.2018 do të ngrihen grupet e posacme të punës me përfaqësues të Këshillave studentoë, MASR dhe institucioneve publike të larta.

Lidhur me pikën 2 dhe 3 të kërkesës konsiderojmë se është e nevojshme të vlerësohen ndryshimet ligjore, të cilat do të jenë pjesë e diskutimeve të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen.

Lidhur me pikën 4 dhe 5 të kërkesës sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor të studentëve të ciklit të tretë të studimit përfshirë dhe gradën shkencor tashmë është garantuar ligjërtisht.

Lidhur me pikën 8 të kërkesës suaj sqarojme se tashmë nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe branda vitit akademik 2018-2019 do të jenë të pajisur me kartën e studentit. Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit është e hapur dhe e gatshme për të diskutuar në institucione, sipas çdo formati të propozuar nga ju të gjitha çështjet e ngritura."

Modifikuar më Premte, 07 December 2018 19:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...