Injorantët arrogantë

Premte, 07 December 2018 16:53

Nga Kastriot Islami

Ministrja e arsimit është kthyer nga studentët dhe media në simbol të Paaftësisë. Mediokritetit. Injorancës…Por ajo është e “keqja më e vogël” në Sektin Rama. Dëmin më të madh imazhit të saj ja ka bërë vetë Edi Rama duke e paraqitur atë si “eskelente” dhe duke e nxjerrë të përplaset në mënyrë arrogante me profesorët me grada e tituj të fituara me djersë e mund, brenda dhe jashtë vendit.

Kolegët e saj në qeveri janë shumë më të paaftë se ministrja, sepse janë:

ose pa shkollimin përkatës dhe me diploma të sajuara apo të blera;
ose me shkollim të cunguar e me mesatare shumë më të ulët;
ose me shkollim të kryer në degë që para apo gjatë viteve ’90 ishin “degë ideologjike” dhe nuk merrej asnjë formim profesional apo kur shkollimi kishte degjeneruar;
ose ka edhe ndonjë nga ata që për të maskuar injorancën vetëm ka marrë pjesë në ndonjë “master” dhe këtë e shet si specializim a kualifikim;
ose në rastin ekstrem, ka edhe ndonjë si Lali Eri që nuk ka kryer shkollim të rregullt dhe ende nuk të depozituar për katër vitet e studimit listë notash e diplomë të studimeve universitare.
Ky kriter i injorancës është një nga kryesorët për tu pranuar dhe promovuar në Sektin Rama. Madje Rama prej më shumë se 5 vjetësh na i mburr në publik të gjithë këtë bandës injorantësh agresivë.

Kjo gjëndje shpjegohet vetëm me një fakt të thjeshtë: Krye-injoranti është Edi Rama:

injorant, pa shkollim racional;
injorant, pa formim juridik e ekonomik;
injorant, pa njohuri e dijeni nga shkencat politike, diplomacia, shkencat sociale,
injorant në cështjet e administrimit publik,
injorant në fushat e arsimit dhe të shëndetit,
injorant në cështjet e energjisë, bujqësisë, industrisë, e tjerë e tjerë…
Thënë shkurt e troc, Injorant për të gjithë cështjet që kanë të bëjnë me qeverisjen e vëndit.

Prandaj i zgjedh të gjithë anëtarët e Sektit të tij Injorantë e më Mediokër…

Për të maskuar Injorancën e tij Ai shfaqet:

Një personazh që vetëm bën monolog dhe gjithcka thotë nuk ka asnjë përmbajtje…
Nje personazh që kopjon fjalime dhe keqimiton drejtues të tjerë…
Një personazh që përdor një gjuhë e fjalor rruge, ofendues, banal, të turpshëm, të neveritshëm…
Një personazh që herë acarohet e egërsohet dhe herë që duket i menderosur e i leqendisur…
Këto janë arsyet kryesore përse Ai herë shfaqet arrogant kur mendon se është fitues dhe herë shfaqet zvarranik e lëpirës kur ndjen rrezikun e dështimit…

Ndërkohë që Ai i nxit të gjithë anëtarët injorantë të Sektit të tij të jenë arrogantë me cilindo që sulmon atë dhe të jenë agresivë në mbrojtje të cdo marrëzie të tij.

Injoranca e Arroganca janë shkaqet kryesore që kanë revoltuar të gjithë studentët e shumicën e qytetarëve.

Këto janë dy arsyet kryesore nga e cilat buron lista e kërkesave e studentëve…

Këto janë arsyet themelore përse kjo iistë kërkesash është e pafundme..

Këto janë arsyet e arsyeve që do të përmbyllen me kërkesën për largimin/shporrjen e këtij Sekti…

Por jo kur e dëshëron Rama, por pikërisht kur ta kërkojnë me vendosmëri studentët!

Madje duke mos i lënë kohë as të zvarritet e lëpihet, se me arrogancë nuk ja mban më prapanica të sillet…

Syri.net/ 7 dhjetor 2018

Modifikuar më Premte, 07 December 2018 19:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...