“8 Dhjetori”, Petrit Vasili: Kryeministri duhet të shporret

Saturday, 08 December 2018 11:45

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar mëngjesin e sotëm kundër Kryeministrit Rama.

Përmes një postimi  në Facebook, Vasili shprehet se kryeministri është vendosur hapur kundër dijes dhe se fjala dhe zëri i studentëve dhe pedagogëve nuk kanë asnjë vlerë argumenti për të.

“Pedagogët, shkencëtarët, hulumtuesit, akademikët janë personat më të urryer prej tij pasi natyrshëm vënë në dukje sharlatanizmin dhe boshllëkun e frikshëm intelektual.” –  shkruan Vasili në statusin e tij.

Më poshtë statusi i plotë i Vasilit:

Kryeministri shkollëpak e frikacak, kundër dijes dhe lirisë, shporrja e tij legjitime.

Kryeministri është vendosur hapur kundër dijes.
Fjala e zëri i studentëve dhe aq më keq i pedagogëve nuk kanë vlerën e argumentit për të.
Bosh dhe cinik në injorancën e tij, ripërtypës batutash shpesh vulgarë, sofizmash të trasha dhe argumentimeve pa asnjë bazë kjo është amalgama e diskurit të tij politik e social që është njëherazi i lodhur e monoton nga njëra anë dhe bajat e vulgar nga ana tjetër.
Dija është armiku më i madh i tij pasi është pasqyra mizore e padijes së njohur të tij, tashmë të njohur nga të gjithë.
Pedagogët, shkencëtarët, hulumtuesit, akademikët janë personat më të urryer prej tij pasi natyrshëm vënë në dukje sharlatanizmin dhe boshllëkun e frikshëm intelektual. Ndaj edhe qeveria e tij është një sindikatë mediokrish të pashembullt.
Kundërshtar i lirisë dhe adhurues i pjesës më demode dhe regresive të diktaturës që lamë pas kryeministri shkollëpak është sot një trim i madh me policë përpara.
Dhunues i çdo lirije fjale e manifestimi dhe mbi të gjitha dhunuesi i çdo lirije mbi pronën.
Frikacak gjer në dhimbje dhe bashkëqeverisë me fiktivitetin e sebepeve me njerëz te akaparuar, sepse ky e ka frikë përballjen me qytetarët si djalli nga temjani.
Komunikon shkollëpaku me qytetarët nga një vrimë mediatike,që ngjan si vrimë gjirizësh që ka quajtur ERTV dhe ashtu si gropat septike, që kutërbojne gjatë gjithë ditës ashtu edhe ajo qelb vazhdimisht mjedisin me këllirhanen,që përhap.
Sot është 8 dhjetor.
Arrogantet dhe të paditurit si ky me hir apo me pahir duhet të shporren nga rruga e mirë ku vendi duhet të ecë dhe ku gjeneratat duhet të bëjnë rruge.
Këtë kryeministër gërmadhë që vjen erë ta largojmë sa më parë nga rruga se kjo është legjitime, është e nevojshme, është e vetmja dhe e vetmja zgjidhje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...