Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka bërë me dije se ditën e hënë në orën 11 do të jetë Live për të folur me studentët lidhur me kërkesat e tyre.
Ai ka postuar një foto për të njoftuar këtë, ndërsa sipër ka shkruar “Pas pak edhe ftesa”.
Por, një student i ka bërë një koment pikant atij, duke i thënë që të dalë në shesh të burrave dhe të sqarohet.
“Nuk jemi në dasmë të na çosh ftesa”, ka shkruar ai.