“Ndal dhunës dhe terrorit policor ndaj studentëve grevistë të Universitetit të Gjirokastrës!” Kjo është thirrja e ish-kryeministrit Sali Berisha, në rrjetet sociale, në vijim të zhvillimeve të fundit nga revolta studentore që ka shpërthyer në të gjithë vendin.
“Studenti dixhital denoncon terrorin policor ndaj studentëve grevistë të Universitetit të Gjirokastrës”, shkruan Berisha më tej dhe fton qytetarët t’i bashkohen të rinjve: “Iu bëj thirrje qytetarëve të Gjirokastrës dhe të mbarë Shqipërisë të bashkohen me protestën e studentëve, që luftojnë për të drejtat e tyre të dhunuara.” Në vazhdim, mesazhi i dërguar nga studentët:
“Zoti Berisha, në Gjirokastër janë shoqëruar në Polici disa studentë të Universitetit "Eqerem Çabej" me pretekstin se nuk kan marrë leje për tubim.
E gjitha kjo në shenjë hakmarrjeje ndaj protestës, kundër kësaj klike mafioze në pushtet.
Reagoni ju lutem.
Nuk duam të jetojmë të shtypur!”