Banorët e “Astirit” janë mbledhur sërish sot në rrugë, ku kanë bllokuar qarkullimin në dy kahet e lëvizjes, ku kundërshtojnë tashmë jo vetëm prishjen e banesave, por anullimin e të gjithë projetit të “Unazës së Madhe”.
Banorët të gjithë në kor po thërrasin: “Projekt hajdutësh, qeveri hajdutësh”, ndërsa i pranishëm në këtë protestë është edhe kryedemokrati Lulzim Basha së bashku me deputetë të opozitës së bashkuar.
Por gjatë mbrëmjes së sotme, banorët kanë paralajmëruar se ka informacione që ditën e martë në mëngjes do të sulmohet Unaza e Re, ndërsa kanë bërë thirrje që të mos largohen, që të mos gjenden të papërgatitur.
Ata shprehen të vendosur se projekti duhet të anulohet në të 3 lotet.