Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet edhe ditën e sotme me banorët e Unazës së Re, ku nga aty ka denoncuar edhe një herë aferën korruptive të këtij projekti.
“U bënë 3 ditë që kur media ka denoncuar aferën korruptive me të cilën edi Rama do të transferonte paratë në konto bankare jashtë. Autoritet kanë konfirmuar se për këtë gjë është falsifikuar edhe firma e sekretarit të Shtetit të SHBA-së. Arta Marku po mbron këtë aferë. Burime të besueshme flasin për miliona euro kapar në përfituar drejtpërdrejt përmes Afrim Qendros nga Edi Rama.”, -tha Basha.