Pas njoftimit dhe ftesës për dialog të kreut të qeverisë drejtuar studentëve, ky i fundit ka reaguar sërish duke treguar se nuk ka kërkuar negociata, por dialog me ta.
“Negociata? Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog, jo negociata. Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart. Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur?”, tha Rama.