Edhe këtë të diel kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë pranë protestuesve të zonës së “Astirit” të cilët kërkojnë dëmshpërblim të drejtë për pronat e tyre.
Gjatë fjalës për mediat, Basha ka premtuar se sapo të vijë në pushtet do të bëjë të mundur që të ulet çmimi i naftës.
‘Ne e kemi treguar qartë alternativën tonë. Nuk ka pse Shqipëria të ketë naftën më të shtrenjtë në Europë. Ndaj në planin tonë politik dhe ekonomik hapi i parë do të jetë heqja e taksës Rama duke reduktuar menjëherë me 300 lekë për litër çmimin e naftës dhe benzinës në naftë.
Paratë që mblidhen nga taksat e shqiptarëve duhet të shkojnë për shqiptarët.
Në vend që të shkojnë në Delaware apo në konto të tjera bankare të qeveritarëve, në vend që të shpenzohen për godinat dhe luksin qeveritar, duhet të shpenzohen për auditore më të mira, për cilësi më të mirë mësimdhënie.
Këto janë qëllimet për të cilat janë ngritur studentët, këto janë qëllimet për të cilat janë ngritur qytetarët. Jemi dhe do të vazhdojmë të jemi në mbështetje të tyre.