Sa qesharake kjo “Konferenca”, që Kolaboracionist Rama u propozon studentëve

Hënë, 10 December 2018 09:24

Nga Ilir Nikolla

Lëvizja më e madhe politike, dhe ajo më revolucionarja që mendja e qeverimit prodhoi, në epokën e Dhjetorit 2018, ishte ftesa për t’u bashkuar me kryeministrin Edi Rama, sepse vetëm kështu do të luftohej e keqja, korrupsioni dhe dashakeqësia ndaj shqiptarëve.
Sa e tmerrshme!
Edi Rama ka për studentët shqiptarë të njëjtën ftesë si më 2005-n, kur erdhi në krye të Partisë Socialiste.
S’ka ndryshuar asgjë, as terminologjia në tautologjinë mbi ndryshimin.
Atëhere ishte Mesia e Politikës, që premtonte parajsën nën sundimin e tij, kurse tani që e ka sundimin, premton parajsën, por të çliruar nga “të paudhët” e udhës së tij. Në vitin e gjashtë të qeverimit, si më i fundmi protestues, ai bën thirrje për aleancë me protestuesit, kundër pengesave efemere që s’kanë emër.
Këto pengesa mund të imagjinohen si hyjnore, të gjithëpushtetshme, përderisa s’kanë mbështetje politike, as në kabinetin politik të Edi Ramës e as në mazhorancën e Partisë Socialiste. Kryeministri nuk ka turp dhe u bën thirrje studentëve të bashkohen me të, pasi vetëm kështu mund të mposhtin kundërshtarët e “Ligjit për Arsimin e Lartë” e po ashtu edhe kundërshtarët e atyre që nuk lëvrojnë “fondet për Arsimin e Lartë”.
Sa qesharake dhe primordiale në të njëjtën kohë.
Fajtori kryesor për gjendjen lëshon britma, me shpresë se stacioni do të kalojë dhe studentët nuk do e zbulojnë se është ai superfajtori. Mbi Ligjin Për Arsimin e Lartë, s’ka kurrfarë pikëpyetjeje se doli nga zyra e Ramës dhe kaloi në parlament me shantazhin e Edi Ramës. Sa i përket tautologjisë për shpërndarjen e buxhetit, rrënimi i arsimit është në dritë të diellit dhe lajtmotivi që gëzon konsensusin më masiv ndër studentë.
Edi Rama është në urgjencë për kohë dhe vuan nga sindroma e “Shën Mërisë së Virgjër”. Ai kërkon t’i lejohet të ndejë edhe njëherë çarçafët e natës së parë, meqë ato s’janë prekur si duhet.
Por e vërteta është se ato çarçafë nuk janë as të paprekur e as të papërdorur madje.
Fasada s’ka kurrfarë gjase të funksionojë, sidomos, po të imagjinojmë se po flasim për një kryeministër në vitin e gjashtë të qeverimit. Teza “Konfererenca e Pezës”, e bashkëshoqëruar me gogolin politik që duhet përjashtuar, s’ka as adresë e as prognozë. Bashkimi s’gjen kurrfarë celule, kurse armiku politik gëzon një konsensus masiv.
Në këto kushte, një thirrje për bashkim, alla “Konferenca e Pezës”, s’gjen konsensus, prandaj “tabloja sinoptike” e politikës flet për ndryshim.
Kushtet janë për një bashkim që ka të bëjë me liritë.
Më të lirë është më mire!
Më të lirë janë më shumë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...