Nënkryetari i partisë Demokratike Edi Paloka, i ftuar në “Natë me Xhaxhiun” , u shpreh se PD nuk mund do të zhvillojë zgjedhje lokale me Edi Ramën kryeministër.
Paloka u shpreh se synimi kryesor i PD-së është largimi i Ramës dhe sipas tij do të largohet me dhunë pa dëshirën e tij.
“Synimi ynë është largimi i Ramës, sepse është e kotë të diskutojmë dhe për zgjedhjet lokale. Zgjedhjet lokale të realizohen me zgjedhjet lokale. Nuk do të ketë zgjedhje lokale me Edi Ramën kryeministër. Ne synojmë që të bëjmë të dyja zgjedhjet njëkohësisht, edhe lokale edhe parlamentare. Ne do ta largojmë këtë njeri me forcë, me dhunë, ku kuptojmë, kundër dëshirës së tij dhe kjo duket rruga e vetme sot.”- u shpreh Paloka.
Për sa i përket protestës së studentëve dhe reagimit të Edi Ramës, Paloka u shpreh se kryeministri është frikacak dhe arrogant.
“Mandati nuk është sot çështja më e rëndësishme. Nuk e kam menduar, ma kanë kujtuar mediat. Skadimi i mandateve nuk më shqetëson. Arroganca është tipar i Ramës, por po duket që situata e keqe ku është sot po bën dhe më arrogant por edhe z*ythjet i ka më të shpeshta.
Është frikacak is njeri dhe jo vetëm si kryeministër. Ai me të dobti bën arrogantin dhe kur sheh që njerzit i nënshtrohen bëhet dhe më i keq. Rama ka tiparin e frikacakut, është gati të të shkelë me këmbë në momentin që i nënshtrohen.
Ditën e parë ju tha ngelësa studentëve, ndërkohë tani ka dy ditë që po përdridhet në video selfie, si ato la*iret plaka që duan të joshin djem të ri.”– tha Paloka.