Protesta e studentëve sot vijon në ditën e saj të shtatë, edhe më e madhe se ditët e tjera. Masiviteti është zgjeruar sot pasi turmës i është bashkuar jo vetëm studentë nga rrethe, por edhe gjimnazistët e Tiranës.
Edhe qytetarët i kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre ditëve, ndërsa sot një grua është emocionuar kur ka kaluar me biçikletë pranë turmës që e drejtonin studentët e Mjekësisë.
Siç duket edhe nga video, gruaja nuk i ka mbajtur dot lotët, ndërsa studentët e kanë përqafuar njëri pas tjetrit. Ndiqni videon: