Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për situatën e krijuar nga protestat e vazhdueshme të studentëve në të gjithë Shqipërinë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili është shprehur se Rama është problemi dhe se studentët janë zgjidhja.
Vasili vë përballë studentëve kryeministrin Rama duke i cilësuar ata si nder dhe dritë, kurse Edi Ramën turp dhe errësirë.
Më poshtë statusi i plotë i Vasilit:
Edi Rama është problemi studentët janë zgjidhja
Edi Rama është semundja studentët janë shërimi.
Edi Rama është turpi studentët janë nderi.
Edi Rama është errësira studentët janë drita.
Edi Rama është humnerë e zezë studentët janë fusha me lule.