Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar pas procedimit penal të policisë ndaj artistit Robert Aliaj, pedagogut Edmond Tupe si dhe 23 protestuesve të tjerë.
Në një status në “Facebook”, Vasili shkruan se kryeministri i urren njerëzit që suksesin e ndërtojnë vetë me dijen dhe talentin e tyre, duke e cilësuar “të paaftë”.
“Kryeministri injorant dhe i kompleksuar armik i elitës. Edmond Tupja dhe Robert Aliaj procedohen nga kryeministri injorant apo thënë ndryshe shkollëpak.
Sa i urren kryeministri njerëzit, që suksesin e ndërtojnë vetë me dijen, me talentin dhe aftësitë e tyre, kurse ky i ndërton punët e tij me para’ të vjedhura se është i paaftë në gjithçka”, shkruan Vasili.