Edmond Bego, njeriu që dikur ka qenë pjesë e ish-bandës së Lushnjës, tashmë rezulton të jetë një biznesmen i suksesshëm në fushën e ndërtimit dhe jo vetëm. Dhe tani ka filluar të marrë leje ndërtimi edhe nga larva Veliaj, nga lali i rilindjes.
Për miqësinë e Taulant Ballës me Edmond Begon, personin e dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe të favorizuarin e qeverisë për marrjen e tenderëve, janë publikuar tashmë shumë dokumente, dhjetëra udhëtime me çarter së bashku jashtë, ortakë të vërtetë në trafiqe dhe krime ndërkombëtare.
Por dita-ditës është vërtetuar se ortakëria e Rilindjes me kryekriminelin Edmond Bego është shtrirë edhe me atë, përfaqësuesin më dinjitoz të sektit të neveritshëm në pushtet, kryebashkiakun Erion Veliaj.
Por që të arrinin deri në këtë skandalin e radhës vetëm një qenie pa asnjë lloj ndjenje njerëzore si Veliaj mund ta bëntë.
Sipas burimeve një pjesë e madhe e shtëpive të zona e Astirit në fakt nuk do të prishen për të zgjeruar Unazën e Madhe por për të liruar hapësirën Edmond Bego të bëjë pallat. E pra, do të nxjerrë në rrugë të madhe qindra familje, me fëmijë, me të moshuar, vetëm e vetëm që anëtari i familjes së tij kriminale të ketë pallatin e tij.
Çdo urdhër e ka dhënë Veliaj. E kush tjetër mund ta jepte një urdhër të tillë. Përveç të paskrupullit Veliaj, i urdhëruar nga Rama.
Veliaj është përfaqësuesi më i denjë i një kaste kriminale të neveritshme, i një kaste që di vetëm të vjedhë dhe pastaj nëpërmjet një plani konkret propagande neveritëse kërkojnë të manipulojnë shqiptarët. Veliaj, Balla e të tjerët, nën urdhrat e komandantit Edi Rama, nuk njohin limite.
Shqiptarët do t’ia tregojnë limit, shpejt. Koha ka ardhur!