Flasin Robert Aliaj e Edmond Tupe: S’na ndalin dot, jemi me studentët!

E mërkurë, 12 December 2018 13:29

Pas procedimit penal nga Policia e Tiranës për bllokimin e rrethrrotullimit tek Zogu i Zi ditën e djeshme, artisti Robert Aliaj dhe pedagogu Edmond Tupe, flasin për Report Tv.  Aliaj thotë se e sheh këtë procedim si një vendim që po i bëhet për shkak të këngës së tij, “Ah ku më hodhi Zoti”. Përpos kësaj shton se do të vazhdojë që t’i mbështesë studentët, sepse i konsideron shpresën e fundit në këtë vend. Ndërsa, u bën thirrje që të ulen për dialog edhe me kryeministrinë Edi Rama.

Reagimi i Robert Aliajt

Besoj, se edhe për atë po procedohem. Kënga ime, “Ah ku më hodhi Zoti” është përgjigjja ime. Nuk më ndalojnë dot ata. Lëvizja ime nuk është lëvizja politike. Është dashuri edhe respekt për atë që unë e quaj e ardhmja, shpresa e fundit e kësaj që po ndodh këtu. Unë besoj tek çdo gjë që besojnë dhe sjellin të rinjtë. Besoj në frymën e re, edhe mentalitetin e ri që sjellin të rinjtë. U sugjeroj mbi të gjitha solidaritet, qetësi edhe ta pranojnë mendimin e njëri-tjetrit. Edhe dialog. Me dialog unë nënkuptoj që të gjitha format e dialogut për të arritur një qëllim pozitiv. Edhe me qeverinë le të kërkojnë dialog. Të jenë të qartë edhe të kërkojnë gjërat që duhen. Aman, vendosmëri për t’i arritur. Kur them dialog, nuk them që të lëshojnë pe. Por them dialog, që të tregojnë qytetari edhe kulturë, që ne jemi gjeneratë edhe e dialogut, sepse nuk bëhen gjërat pa dialog.

Ndërsa profesori Edmond Tupe, ka thënë se nuk është organizator i protestës, por mbështetës i saj. Procedimin nga Policia thotë se e sheh si një gjest qesharak.

Reagimi i Edmond Tupes

Së pari, unë nuk jam organizator. Organizatorët e kësaj lëvizje të fuqishme janë vetë studentët. Unë nuk jam student. E kanë marrë ata në dorë, edhe me të drejtë. Unë kam qenë edhe do të jem një nga mbështetësit e lëvizjes së tyre. Përveç kësaj, do të thosha që kjo është çudi e madhe për mua, sepse unë s’kam penguar aspak qarkullimin e automjeteve. Unë isha bashkë me studentët e tjerë, tek Zogu i Zi, siç kam qenë çdo ditë tek rruga e Durrësit (para MAS) ku edhe aty “u pengua” qarkullimi. Kështu që, normalisht duhet që të procedohen 5 mijë vetë, disa mijëra studentë që morën pjesë në Tiranë, edhe disa mijëra të tjerë nëpër rrethe. Kjo është qesharake. Është vërtet qesharake.

Megjithatë duhet që ta falënderoj, organet kompetente që më kanë proceduar. Sigurisht që ata kanë marrë një urdhër nga kryeministri apo nga kanalet kryeministrore, sepse ata po bëjnë çmos për të më bëjnë hero me zorrë. Unë s’dua që të bëhem hero. Duan që të më bëjnë hero, mua edhe Robert Alinë. Përse? Sepse kemi mbështetur studentët, kjo është një mënyrë shumë e padrejtë për të frikësuar njerëzit, studentët. Shpirtërisht edhe fizikisht jam me studentët.  Të tetë pikat duhet që të pranohen nga qeveria edhe studentët të marrin vlerësimin që meritojnë.

Ata humbasin disa ditë apo disa javë për të fituar shumë gjëra. Me studentët kudo në botë kanë filluar lëvizjen e mëdha. I përgëzoj edhe i inkurajoj me gjithë mbështetjen time morale edhe fizike që ta vazhdojnë lëvizjen e tyre.

Modifikuar më E mërkurë, 12 December 2018 13:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...