Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me protestën e studentëve. Vasili tha se Rama kërkon të mashtrojë studentët me të ashtëquajturin dialog.
Sipas Vasilit, LSI ka depozituar amendamentet në Kuvend që i japin zgjidhje çështjes së studentëve.
“I gjithë opinioni publik sot është i shqetësuar për Universitetet dhe arsimin e lartë. Përballë studentëve është një kryeministër mashtrues që propozon të ashtuquajturin dialog nën presionin e parave dhe zgjidhja e vetme është vetëm një, marrja e përgjegjësisë me ligj. LSI ka dorëzuar amendamentet në Kuvend që i japin zgjidhje çështjes së studenteve. Me këto amendamente rritet buxheti për arsimin. Protesta e studentëve është plotësisht e drejte”- tha Vasili.