Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi pas dorëzimit të 2 amendamenteve të propozuara, ka reaguar në rrjetin social Facebook, ku thekson se propozimi i LSI do t`i japë zgjidhje konkrete 8 kërkesave të studentëve. Kërpaçi shkruan se të gjitha kërkesat e studentëve janë të drejta dhe minimale, realizimi i të cilëve pengohet vetëm nga marrëdhënia klienteliste e Kryeministrit me oligarkët.
Së fundmi, ajo shkruan se: “Kryeministri që mbështet me 46% buxhet oligarkët, nëse vërtet është me studentet t`i japë 1% të buxhetit të rinjve për t`i hapur rrugë zgjidhjes së problemit dhe kthimit të studentëve në auditore”
Postimi i plotë:
LSI propozoi sot 2 amendamente të cilat reflektojnë kërkesat e studentëve dhe japin zgjidhje konkrete të 8 kërkesave te tyre!
Në ditën e 8 te protestës, me te drejtë studentë dhe gjimnazistë kanë dal për të protestuar për të drejtat e tyre, për të marrë në kontroll jetët e tyre!
Po protestojnë për tarifat e larta, kushtet skandaloze në konvikte, kartën e studentit, kërkimin shkencor, rritjen e përfaqësimit të përfaqësimit të të rinjve!
Të gjitha kërkesa shumë të drejta dhe minimale, realizimi i të cilëve pengohet vetëm nga marrëdhënia klienteliste e Kryeministrit me oligarkët që po vrasin të ardhmen e rinisë dhe e kanë bërë 79% të rinisë të doje të largohet. Kërkesat janë të qarta dhe japin zgjidhje konkrete 8 kërkesave! Kryeministri që mbështet me 46% buxhet oligarkët, nëse vërtet është me studentet t`i japë 1% të buxhetit të rinjve për t`i hapur rrugë zgjidhjes së problemit dhe kthimit të studentëve në auditore.
Ky revolucion i të rinjve shqiptarë, vjen si pasojë e mjerimit të familjeve shqiptare, që jetojnë në pamundësi ekonomike, pamundësi për të pasur një punë të mirëpaguar dhe mirëqenie në familje!
Miratimi i 8 kërkesave të Rinisë, shpresë për Shqipërinë!