Shpërblimi për Vitin e Ri, reagon PD: 50 dollarë për pensionistët, pako turpi

E mërkurë, 12 December 2018 14:59

Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj vendimit të qeverisë për dhënien e 50 dollarëve, pensionistëve, si shpërblim për Vitin e Ri.

Deputetja Grida Duma deklaroi se "50 dollarë për pensionistët, është një pako turpi. Siç tallet sot me të rinjtë, Rama tallet edhe me pensionistët që pasi u rrit çmimet, i trajton si gjynafqarë. Për pensionistët ka vetëm një zgjidhje, theksoi deputetja demokrate, duke ofruar alternativën e PD: 250 mijë lekë pensioni minimal.

Deklarata e plotë e Dumës nga selia e PD-së;
Paketa e turpit fyerje për pensionistët dhe shoqërinë! Të rinjtë në protestë për të ardhmen, të moshuarit në lëmoshë për jetën. Thotë se ka dhënë 50 dollarë pako turpi për pensionistët sikur ti ketë nxjerrë nga xhepi dhe jo nga buxheti i përbashkët i qytetarëve. 460 lekë në muaj! Vet?m indeksimi do duhej të kishte qenë dyfishi.

Me faturën energjisë të dyfishuar, faturën e ujit të trefishuar, ilaçet mesatarisht mbi 30 mijë lekë të vjetra në muaj, marrin pako denigrimi 50 dollarë në vit.

Vetëm nga rritja e çmimeve dhe shtrenjtësia e jetës do duheshin minimalisht 50 dollarë në muaj për të pasur të njëjtat shërbime si 5 vjet më parë.

Siç tallet sot me të rinjtë që pasi i zhvat thotë hajde bëjmë muhabet njësoj tallet me pensionistët që pasi i rrit çmimet i trajton si gjynafqarë ndërkohë që duhet të ishin kategoria me e respektuar e shoqerise.

Për pensionistët ka vetëm një zgjidhje alternativa e PD, 250 mijë lekë pensioni minimal. Shtresa që meriton respekt, mirënjohje për kontributet e një jete punë i detyrohemi minimum dinjiteti," përfundoi Duma.

Vendimi i njoftuar sot nga Kryeministri në Twitter:

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...