Alternativa PD, sistem i ri politik nëpërmjet këtij programi

Saturday, 15 December 2018 16:04

Ajo që Basha quan Alernativa PD do të fokusohet te:

1. Politikë të lirë, të hapur dhe konkurente permes:

· Dekriminalizimit të politikës.
· Dekriminalizimit të zgjedhjeve
· Kufizimit të pushtetit
· Transparencës totale të qeverisë
· Shtetit të së drejtës

2. Ekonomi të lirë të hapur dhe konkurente përmes

· Dekriminalizimit të ekonomisë dhe aktiviteteve sipërmarrëse
· Deoligarkizimit të vendimmmarjes përmes çmontimit të sistemit të favoreve dhe rentave ekonomike, mundësuar nga politikat korruptive e klienteliste të koncesioneve dhe PPP-ve, të sistemit tërësisht klientelist të prokurimeve publike, të rregullimit të çdo gjëje nga shteti, të vendm-marrjes pa transparencë dhe të mbyllur
· Uljes së taksave, tarifave dhe çmimit të energjisë dhe naftës, dhe mirëadministrimit fiskal

3. Shoqëri të lirë, të hapur dhe konkurente dhe krijimit të mundësive për të gjithë, pa lënë asnjë prapa. Tre prioritetet kryesore:

· Arsim masiv perëndimor, si fuqizues i burimeve njerëzore dhe çlirues i njerëzve!
· Teknologji e informacionit si fuqizues, mundësues dhe çlirues i potencialeve të njerëzve
· Kujdes social, që asnje shqiptar te mos mbetet pa buke uje dhe drita dhe ku kosto e jetes te jete e perballueshme.

Login to post comments