Gazetarja e njohur: Rama arrogant, Berisha politikan rajonal, Meta politikan rrace

Saturday, 15 December 2018 21:53

Gazetarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Eni Vasili ka intervistuar shumë figura të politikës, artit e kulturës gjatë karrierës së saj. E pyetur në "Mos i fol shoferit" në Ora News se cili është i ftuari që ka shijuar më shumë, ajo tha emrin e të madhit Ismail Kadare.

Ndërsa për personazhin më të vështirë, Eni përmendi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, të cilin e cilësoi edhe arrogant.

Gazetarja e politikës dha një opinion edhe për ish-liderin e Partisë Demokratike, Sali Berishën dhe për Presidentin aktual, Ilir Metën.

Rudina Dembacaj: Mendimi yt për Sali Berishën?

Eni Vasili: Është një politikan rrace. Është një politikan në nivel rajonal, i cili ka lënë shenjë. Mendoj që do duhet kohë që të përsëritet personalitet i tij, me gjithë të mirat e të këqijat. Nëse më pyet për intervistat e tij, janë më të thjeshta se ato me Edi Ramën, është më komod, nuk është arrogant.

Rudina Dembacaj: Po për Ilir Metën?

Eni Vasili: Edhe ai politikan rrace, pa diskutim. E ka nisur nga FRESSH-i, mbërriti me një parti që vendoste rregullat e lojës, tani është President i Shqipërisë, është një njeri që nëse do huazoja Ramën duke e parë politikën si shah, është një njeri që ka ditur të kapë shah mat disa herë, politikën shqiptare.

Login to post comments