Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro duket se ka bërë bujë në mediat bullgare me deklaratën e “e fuqishme” se “për qeverinë tonë, kultura është prioritet”.
Por, ish-kolegu i saj ministër, Ylli Manjani, që e ka ndeshur lajmin në këto javë protestash të rinisë studentore, protesta që kanë arritur deri atje sa të kthejnë mbrapsht për rishqyrtim edhe Buxhetin e Shtetit 2019, nuk e ka lënë pa e shpotitur:
“Po këtë deklarimin, e zë paketa anti-portal apo anti-shpifje?! AMA, AKEP-i, AKSHI, KAKshi , që e hëngshin, pse e lejojnë këtë lajm të pavërtetë?! – shkruan Manjani në Fb.