"Vetingu në politikë, Rama nuk e votoi se ka mëkate"

Premte, 21 December 2018 20:59

Për juristin Çlirim Gjata, JO-ja e mazhorancë për vettingun në politikë tregon se ka mëkate.

Gjata: Mazhoranca nuk hodhi gurin, tregon se ka mëkate.Opozita luajti bukur politikisht, tha ja ku jemi, unë jam gati të vetohem, hajde tani nxirrni fëmijën, që do të thotë cili mbret është lakuriq. Mazhoranca nuk e lejoi këtë, tregon se ka frikë nga vettingu.

I ftuar në Ora News, Gjata thote se nuk ka asnjë arsye se pse politikanët të mos i nënshtrohen vettingut njësoj si punonjësit e drejtësisë.

Gjata: Të bëhet njësoj proceduralisht siç është bërë në drejtësi. Pse gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kalojnë vettingun, pasuritë, aftësitë profesionale dhe lidhjet me krimin dhe politikanët jo. Kemi tre pushtete, njëri po kalon në vetting, dy pushtetet e tjera qeveri-parlament pse mos të kalojnë në vetting? Fakti që një pjesë e politikës e kërkon, miratohet qëllimi nga Venecia dhe nuk pranohet, tregon se je i përfshirë. Marrim ngjarjet e fundit, 40 mln euro për 2 km autostradë, 20 mln euro në një firmë fantazëm që nuk ekziston, falsifikon dokumentat. Si i falsifikon dokumentat ajo kur nuk është e sigurt se do të fitojë tenderin? Këto janë shkaqet që nuk lënë vettingun, koncesione, PPP.

E teksa faktori ndërkombëtar bën thirrje për miratimin e kodit zgjedhor nga partitë politike, Gjata ka këtë koment:

Gjata: Faktori ndërkombëtar më kujton kohën e specialistave kinezë në vitet '60-'70. Shqipëria është në varfëri ekstreme, krimi i organizuar 4 klane dhe 20 familje, dy Ministra të Brendshëm dolën, kemi Prokurorinë komplet të kapur.Ku është faktori ndërkombërtar? Faktori ndërkombëtar të kujton specialistët kinezë atëherë që kur po ndërtohej një fabrikë thonin si t'ja bëjmë të rregullojmë një antenë.

Optimist nuk është as për ngritjen e KLGJ dhe KLP.

Gjata: Ju shpresoni që këta të ndërtojnë një SPAK dhe një Gjykatë për të futur Kryeministrin në burg për të nxjerrë këto skandale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...