Denoncim i Berishës/ Edvin Kristaq Rama njelloj si Ramiz Alia 28 vjet me pare rreh studentet!

Premte, 21 December 2018 21:05

Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në facebook:

"Te dashur miq, mbreme pas mesnate studentet grevist jane sulmuar dhe goditur ne befasi me urdher te Rames nga narkoplice me uniforme dhe gangestere civil. Keshtu, mbreme pas mesante Edvini ka perseritur aktin e terrorit dhe te dhunes qe ushtroi ndaj studenteve Ramiz Alia pas mesnates se dates 8 dhjetor 1990, i cili pasi i priti studentet protestues u nxori ne rruge policine dhe i goditi pabesisht.

Duke shprehur solidaritetin tim te plote me studentet, denoj me ashpersine me te madhe kete akte banditesk dhune te Edi Rames dhe e paralajmeroj ate se me kete akt ke firmosur perfundimisht fundin tend te merituar."

-*-*-*

Një pjesë prej studentëve dhe mbështetësve të tyre para Kryeministrisë, kanë akuzuar policinë nga mikrofoni i televizionit “Fax News”, për dhunë ndaj tyre, por edhe të atyre që ata i quajnë si “spiunë”.

Një maturant, Erald Tomorri, tha për Fax News se janë dhunuar nga disa persona kur kanë qenë duke kaluar rrugën.

“Ishin spiunët që ishin këtu. Po kalonim rrugën”, tha njëri prej tyre, ndërsa shtoi se “Mua nuk më kanë marrë policë, por jam rahur me spiunë, policia na tha se nuk jemi këtu për të parë çfarë ndodh”.

Sipas tyre, rrahja ka ndodhur pas mesnate, e nuk kanë pasur mundësi për ta denoncuar dhunë në polici, pasi nuk kanë besim tek drejtësia e mund t’i mbajnë në burg.

“Mbrëmë jena kap, jena rraf nga policia. Kemi ikur për nevoja personale, se nuk mund ta bëjmë në mes të sheshit. Na kanë rrahur, na kanë gjuajtur me shkelma nga policia dhe civila”, – tha një prej personave të dhunuar nga policia, ndërsa shtoi se nuk ishte student, por mbronte këtë kauzë, pasi pamundësia nuk e ka lejuar të shkojë në Universitet.

Në shenjë simbolike studentët para Kryeministrisë kanë lëshuar 9 balona që simbolizojnë 9 kërkesat e studentëve.

Modifikuar më Premte, 21 December 2018 21:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...