Arroganca ka arritur kulmin, kjo qeveri nuk meriton më asnjë minutë

Saturday, 22 December 2018 16:55

Nga Erisa Xhixho

Qeveria e oligarkëve duke shkelur Kushtetutën kaloi dje në parlament “Ligjin për ndryshimet në tatimin mbi fitimin”, të cilin e miratuan për herë të dytë duke shkelur proçedurat parlamentare, pas kthimit me të drejtë nga Presidenti i Republikës.

Ky ligj parashikon uljen e tatimit mbi fitimin nga 15% ne 8 % duke i falur miliona euro një grupi njerezish të lidhur me qeverinë dhe arroganca shkon deri në shkeljen e kushtetutës në diten për diell kur ky ligj ka fuqi prapavepruese ,pra shtrihet në kohën e para miratimit të këtij ligji.

Ndërkohë që Kushtetuta shprehet qartë në  nenin 155 të saj se ligji fiskal NUK mund të ketë fuqi prapavepruese:

“Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.”

Ne dhjetorin e protestave ku studentët shqiptare kanë prej javësh që protestojnë për kushte minimale për cilësi në arsim dhe konvikte qeveria jo vetëm që nuk i dëgjon dhe as ka vullnetin për ti plotësuar ato, por i dhuron parisë se shoqerisë miliona euro duke shkelur kushtetutën në mënyrë flagrante .

Arroganca ka arritur kulmin , kjo qeveri nuk meriton më asnjë minutë të drejtojë vendin tim ku studentin e të varfërin e zhvat me vetëdije dhe oligarkët i pasuron duke shkelur çdo ligj e Kushtetutën e Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...