“Rama i fal miliarda oligarkëve dhe varfëron shqiptarët”

Saturday, 22 December 2018 16:59

Deputetja e Partisë Demokratike, Alaban Vokshi ka reaguar pas miratimit në fshehtësi të ligjit të miratuar një ditë më parë nga deputetët e mazhorancës, i cili ul taksat për oligarkët.

Sipas saj Rilindja dhe Edi Rama që prej ditës së parë në pushtet kanë sjellë vetëm varfëri.

Ja postimi i Vokshit:

Edi Rama dhe shërbëtorët e tij në Kuvend miratuan para dy ditësh thuajse përgjysmimin e tatimit për fitimet që pronarët marrin nga kompanitë e tyre, nga 15 për qind në 8 për qind. Miratimi u bë në fshehtësi të plotë, duke shkelur çdo procedurë parlamentare, pa e futur më parë në rendin e ditës. Miratimi u bë pas orës 10 të natës, kur nuk kishte asnëj njoftim paraprak.

Me këtë ulje olgarkët e Edi Ramës do të fitojnë të paktën 50 milionë euro në vit. Sikur të mos mjaftonte kaq, Edi Rama i dha ligjit fuqi prapavepruese: tatimi i përgjysmuar do të zbatohet edhe për fitimet e viteve të shkuara të cilat nuk janë shpërndarë ende. Ky është një skandal që do t’u japë oligarkëve në total qindra milionë euro në xhep vetëm nga fitimet deri në vitin 2018.

Do mjaftonin vetëm këto para për të ndërtuar korpusin e ri të Universitetit të Tiranës, për të rindërtuar të gjitha godinat e universiteteve publike ri, për të rindërtuar të gjitha konviktet, për të përmirësuar bibliotekat, laboratorët dhe gjithë infrastrukturën universitare.

Fakti që vendimin për uljen e tatimit mbi milionerët (në euro) e Shqipërisë e mori në një kohë kur studentët kërkojnë mbështetje buxhetore, investime minimale në shkolla e konvikte, tregon fytyrën e vërtetë të Edi Ramës: grabitës të popullit dhe shërbëtor të oligarkëve.

Kjo qeveri jeton në botën e lluksit. Ndërkohë:

- mbi 500 mijë familje jetojne në kushtet e varfërisë ekstreme;

- 200 mijë fëmijë hanë më pak se tre vakte në ditë;

- 133 mijë nxënës e studentë kanë braktisur shkollat për arësye ekonomike, varfërie dhe emigrimi;

- 23 mijë nxënës ekselentë e të talentuar janë larguar në Universitetet më të mira ne botë sepse nuk përballonin dot tarifat ne universitetet shqiptare;

- 34 mijë mësuesve nuk u jepet shpërblimi i parashikuar në kontratën e punës.

Edi Rama = varfëri për shqiptarët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...