Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në “Qytetin Studenti”. Por pse shkoi tani Rama nw Qytet Studenti kur nuk ka studentw.
Deputeti i PD, Tritan Shehu, thotë se shefi qeverisë shkon për vizitë tek godinat në kohën kur studentët janë larguar, ndërsa shton se Rama ka frikë se do ta pësojë si Adil Çarcani në 1990.
“Kryeministri “viziton” Qytetin e Studenteve…por vetem sot kur studentet jane larguar! Krejt bosh ky “qytet” simbol keto dite, vetem Kryeministri e shoqeruesit e tij.
Sic duket ka frike ta pesoje aty si Adil Carcani me 1990-ten. Mbasi mori ne universite te ndryshme mesazhe te ngjashme me ato qe moren Muho Asllani, Lenka Cuko etj ne ato vite, vjen ne kete ”Qytet”, por vetem me nje kusht, te ishte pa studente! Dialog apo monolog ky?!”, shkruan Shehu.