LSI tregon mashtrimet e radhës të Ramës për Qytetin Studenti

Saturday, 22 December 2018 18:04

Rama ishte sot në Qytet Studenti për gjoja inspektim të investimeve atje. Por i menjëhershëm ishte reagimi i LSI.

Ishte deputetja dhe kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, e cila demaskoi edhe një herë mashtrimet e Ramës për këtë çështje.

Prononcimi i deputetes së LSI-së

Jemi sot në Qytet Studenti në konviktet e mjerueshme ku qindra mijëra studentë jetojnë në kushte ku 500 vajza u duhet të ndajnë 4 tualete, ku qindra të tjerë iu duhet të përballen me të ftohtin e acartë apo me rënien e tavanit mbi kokë studentëve duke iu rrezikuar dhe jeta. Por kryeministri ynë mashtrues dhe kryeministri i oligarkëve tregoi edhe njëherë se ai nuk është me studentët dhe me qytetarët e thjeshtë dhe të lirë të vendit tonë.

Ai erdhi këtu duke bërë shoë, duke bërë propagandë dhe duke mashtruar qytetarët se ky ishte një projekt i radhës i qeverisë së tij. Por në fakt ky nuk është një projekt që financohet nga qeveria shqiptare, por po ta shikoni qartë tregohet sesi ai financohet nga fondet turke. Dhe njëherë do të jemi këtu dhe do demaskojmë këtë kryeministër mashtrues, i cili me vendimin e tij më korruptiv i uli taksat oligarkëve dhe tregoi se qeveris me oligarkët dhe u shërben vetëm atyre, duke i ulur taksën nga 15 % në 8%. Vetëm një të tretën të këtyre tua japi studentëve, atëherë ai do të arrinte të plotësonte 8 kërkesat e studentëve.

Por kryeministri mashtrues nuk është me studentët dhe nuk punon për studentët. Ai punon për oligarkët dhe për një grusht njerëzish. Dhe është për shoë dhe për propagandë. Pse nuk erdhi kryeministri të përballej në momentin kur ishin studentët, por gjeti pikërisht momentin kur studentët ishin larguar. Sepse ai ka frikë nga studentët, ka frikë nga bashkimi i tyre dhe erdhi sot për të bërë një monolog me vartësit e tij. Sepse e di shumë mire që studentët do ta refuzojnë, ashtu siç e kanë refuzuar çdo ditë.

Ai ka mashtruar për 300 mijë vende të reja pune. Ka mashtruar për 5% për PBB për arsimin. ka mashtruar edhe kur i kërkoi të rinjve për dialogun, prandaj ata nuk besojnë tek Edi Rama , nuk besojnë tek qeveria e tij sepse qeveria e Edi Ramës, Edi Rama dhe gjithë shteti është i kapur dhe i shërben vetëm një grushti oligarkësh dhe nuk i shërben të rinjve.

Hiqja një të tretën e atyre që iu ke dhënë oligarkëve dhe jepua studentëve dhe plotëso në këtë mënyrë 8 kërkesat e studentëve.

Ne jemi të bindur se studentët e bashkuar do të fitojnë dhe nuk do të ndalemi Edi Rama së demaskuari ty si kryeministër mashtrues dhe si kryeministër që nuk punon për studentët, nuk punon për të rinjtë, nuk punon për njerëzit e thjeshtë të vendit tonë.

Modifikuar më Saturday, 22 December 2018 18:05
Login to post comments