51 pedagogë të Histori-Filologjisë, peticion Ramës: Anulo Ligjin për Arsimin e Lartë

Diel, 23 December 2018 12:11

 Pas atyre të Fakultetit të Shkencave Sociale reagimi i radhës ka ardhur nga pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, të cilët kanë shkruar dhe firmosur një deklaratë në vijim të mbështetjes ndaj studentëve.

51 pedagogët, në një deklaratë të përbashkët dhe të firmosur prej tyre, falenderojnë studentët për guximin dhe qëndresën qytetare.

Ata shprehen se janë të ndërgjegjshëm që problemet e sotme, janë pasojë e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, të cilin pedagogët thonë se e kanë artikuluar prej 4 vitesh.

Në deklaratën e tyre ata kanë radhitur 5 pika me të cilat paraqesin kërkesat e tyre, ku ndër to përmendet abrogimi i Ligjit për Arsimin e Lartë, garantimi i të drejtave të studentit, krijimi i Këshillit të Emergjencave pranë MAS-it, hapjen e një debati publik etj.

DEKLARATA E PLOTË

Tiranë, më 22.12.2018

                                                            D E K L A R A T Ë

e pedagogëve të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës

Në vijim të qëndrimit mbështetës ndaj protestës së studentëve dhe kërkesave të tyre legjitime, ne, pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë i falënderojmë ata për guximin dhe qëndresën qytetare.

Të ndërgjegjshëm që problemet e sotme janë pasojë e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, Nr.80/2015, siç e kemi artikuluar që prej katër vitesh, kërkojmë:

  1. 1. Abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe mbajtjen e përgjegjësive përkatëse.
  2. 2. Garantimin e të drejtave të studentit, të cilat me ligjin aktual janë të shkelura.
  3. 3. Pas abrogimit të ligjit dhe miratimit të kërkesave të studentëve, të krijohet një Këshill Emergjence pranë Ministrisë së Arsimit, me përfaqësimin e të gjitha palëve të interesuara, studentë, pedagogë, shoqëri civile etj., për të mundësuar daljen nga kriza aktuale dhe realizimin e reformimit të Arsimit të Lartë.
  4. 4. Nxjerrjen e përgjegjësive për zënien e mjediseve universitare dhe marrjen e masave për lirimin e tyre , si dhe financimin e kampusit të ri universitar, i cili duhet t’i kalojë në administrim Universitetit të Tiranës.
  5. 5. Hapjen e një debati publik për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në themel të të cilit të jenë këto parime:

– Garantimi i të drejtave studentore

– Financimi i dijes

– Cilësia e mësimdhënies

– Demokratizimi i universiteteve

– Autonomia e universiteteve

– Rritja e transparencës

– Cilësia e diplomave dhe integrimi i të diplomuarve në tregun e punës

Vijojnë emrat:

Artan Fuga, Mark Marku, Romeo Hanxhari, Lili Sula, Agron Gjekmarkaj, Erka Caro, Sokol Axhemi, Sabri Laci, Ermal Baze, Mimoza Gjokutaj, Gentiana Kera, Genta Skuraj, Eno Popi, Jonila Godole, Ramadan Cipuri, Edlira Mecaj, Loreta Axhami, Dhurata Shehri, Ervin Goci, Albana Kosovrasti, Ornela Hasrama, Rrapo Zguri, Arben Belba, Vjollca Osja, Linda Meniku, Edlira Tonuzi, Eljan Doce, Viola Isufaj, Sonila Papathimiu, Sonila Xhafa, Enriketa Papa, Raimonda Nelku, Zylyftar Bregu, Elsa Skenderi, Ymer Ciraku, Edlira Kola, Merita Karaguni, Andri Hoxha, Enkela Begu, Lindita Xhanari, Migena Leskoviku, Juliana Marko, Meli Bregu, Andi Pinari, Holta Shupo, Albana Deda, Flora Koleci, Alban Tartari, Dhimitër Doko, Dhimitri Bello, Marin Haxhimihali.

pedagoget1pedagoget1

Modifikuar më Diel, 23 December 2018 14:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...