Kreu i grupit parlamentar të LSI: Të shkarkohet Gramoz Ruçi

Diel, 23 December 2018 15:12

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar dorëheqjen e Gramoz Ruçit.

Vasili shkruan në Facebook se Ruçi duhej të kishte dënuar Taulant Ballën, pas akuzave ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Ruçi jep dorëheqjen nga ‘Miqtë e fëmijëve’, nuk dënove Ballën, që dhunoi verbalisht fëmijët.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, nuk mundet më kurrsesi të drejtojë grupin e deputeteve ‘Miqtë e fëmijëve’.

Nën drejtimin e tij, në sy te tij si drejtues i seancës kur Taulant Balla përmendi në mënyrë të ulët, në dhunim të çdo etikë, në seancë plenare në sallën e Kuvendit vajzën e vogël të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kryetari Ruçi s'lëvizi as gishtin përpara një ndyrësie të tillë publike kundër fëmijëve.

Është e turpshme dhe amorale që Ruçi për hir të konformizmit, besnikërisë, servilizmit dhe varësisë ndaj Partisë jo vetëm që nuk e dëboi në çast nga salla Ballën, por as nuk e paralajmëroi.

Po Ruçi ka qene ai që ka bllokuar parlamentin, ka futur Gardën dhe ka bërë hatanë për një fjalë gojë dhe ka përzënë deputetë nga salla.

Ndërsa heshti kur u përfol një fëmijë.

Turp i madh që një fëmijë përdoret në mes të parlamentit, poshtërsisht e politikisht nga Balla dhe Ruçi hesht.

Gramoz jep dorëheqjen nga drejtimi i ‘ Miqtë e fëmijëve’.

Kjo është më e pakta që mund të bëjë si politikan, si prind dhe si gjysh, në të kundërt s'përfaqëson më asnjërën prej tyre dhe do të të mbetet vetëm dashuria për sharlatanizmin e pagdhendur të Ballës.

Modifikuar më Diel, 23 December 2018 15:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...