Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në aksin Korçë-Maliq, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, e për pasojë ka mbetur i plagosur një persona.
Sipas informacioneve të para, mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Bulgarec, ku shtetasi E. L, 28 vjeç, banues në këtë fshat, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një mjet tjetër, i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës
Nga ky aksident ka mbetur i plagosur E. L., i cili është dërguar në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Deklarata e Policisë së Korçës:
Informacion paraprak.
Më datë 23.12.2018, jemi njoftuar se në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi E. L., 28 vjeç, banues në këtë fshat, duke drejtuar mjetin tip ‘Volkswagen’ me targë AA022IX, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një mjet tjetër tip ‘Audi’, i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës.
Për pasojë shtetasi E. L., ka marrë dëmtime fizike dhe është dërguar në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.