Berisha përgënjeshtron Ramën, publikon dokumentet për rikonstruksionin e Qytetit Studenti në 2012

Diel, 23 December 2018 14:21

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot dokumentet dhe prova se si rikonstruksioni i godinave në Qytetin Studenti, nisi që në vitin 2011.

‘Në vitin 2010 është bërë projekti i rikonstruksionit të plotë të godinave, është hapur tenderi dhe në vitin 2011 kanë filluar punimet për zbatimin e projektit dhe me datën 15 nëntor të vitit 2012 është inauguruar përfundimi i rikonstruksionit të plotë me të gjitha mjediset e godinës numër 1, pesë katëshe me vlere 43 milionë lekë’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

auto_49051447_1176816429145929_1077011062911401984_n1545570493.jpgauto_48376662_1176816652479240_5729055381485780992_n1545570495.jpg

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha: 

Pacipesia dhe gënjeshtra e kane emrin Edvin!

Te dashur miq, prej tre javesh Edvin Kristaq Rrena dhe Rrens Ahmeti rrahin gjoksin me projektin e finanancuar nga kredi e bute e qeverise gjermane prej 17 milion euro per rindertimin e godinave te Qytetit Studenti.

Madje deklarojne se prej 20 vitesh ne kete qytet nuk eshte shpenzuar nje qindarke per mirembajtjen e godinave te tij.

Pafytyresisht kjo dyshe e paraqet kete si nje projekt te vetin nderkohe qe kjo kredi eshte garantuar nga qeveria e meparshme.

Por jo vetem kaq, ne vitin 2010 eshte bere projekti i rikonstruksionit te plote te godinave, eshte hapur tenderi dhe ne vitin 2011 kane filluar punimet per zbatimin e projektit dhe me dt 15 nentor te vitit 2012 eshte inauguruar perfundimi i rikonstruksionit te plote me te gjitha mjediset e godines Nr 1, pese kateshe me vlere 43 milione leke.

Po rikujtoj ketu qe rikonstruksioni vitin e kaluar i ministrise se arsimit, zyrave te Madame Viles qe e lumturoi dhe e beri edhe ndrikullen me vile luksoze, kushtoi rreth 32 here me shume se ai i godines nr 1, pra kushtoi 1 miliard e 500 milione lek apo 15 milione euro.

Ketu me poshte keni ceremonine e inaugurimit te rikonstruksionit te godines Nr 1 te Qytetit Studenti me dt 15 nentor te vitit 2012. Lexoni njoftimin e shtypit dhe shikoni fotot.

Kryeministri Berisha tha sot, në ceremoninë e inaugurimit të rikonstruksionit të godinës së pritjes nr.1 në Qytetin Studenti, se përmirësimi i kushteve të jetesës dhe lehtësimi i barrës ekonomike të studentëve të vendosur në Qytetin Studenti është ndër përparësitë e qeverisë. Pas rikonstruksionit të godinës së parë, një investim rreth 43 milionë lekë, ky proces që do të vazhdojë me rikonstruksionin e plotë të të gjitha godinave dhe me ndërtimi i godinave të reja për akomodimin e studentëve.
Kryeministri tha se rritja e cilësisë në edukim duhet të jetë objektivi i përbashkët, pasi “vetëm një shoqëri dhe një ekonomi që bazohet mbi dijen, do të mund të jetë shoqëri e zhvilluar, ekonomi e zhvilluar.”

Duke uruar studentët për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Kryeministri tha se shekulli i ardhshëm do të jetë i ndritshëm për shqiptarët, sa më shumë ne të investojmë tek arsimimi, shkollimi, edukimi i fëmijëve dhe i të rinjve shqiptarë.

Kryeministri Berisha, ndërsa solli në kujtesë se 22 vjet më parë, studentët, pikërisht në sheshin e Qytetit Studenti, në një akt kurajoje e guximi, lëshuan apelin “Shqipëria si gjithë Europa”, tha se rinia pret sot, përkushtimin e forcave politike në procesin e integrimit europian.

“Tani jemi në një moment të dytë shumë të rëndësishëm, ai i marrjes së statusit. Nga Shqipëria kërkohet të votohen tre ligjet. Uroj dhe shpresoj që opozita t’i votojë këto tre ligje dhe të mos pranojë kurrë për të dëmtuar dhe cenuar ëndrrën e bukur të rinisë shqiptare, ëndrrën e të gjithë shqiptarëve, ëndrrën europiane.”

Fjala e Kryeministrit në takimin me studentë, në Qytetin Studenti.

“Së pari dëshiroj t’ju përshëndes shumë përzemërsisht ju, studenteve dhe studentëve të godinës nr. 1 të Qytetit Studenti, por të përshëndes përzemërsisht të gjithë banorët e mrekullueshëm të këtij qyteti dhe t’i uroj shumë suksese në studimet e tyre dhe realizimin e ëndrrave të tyre fisnike. Përgëzoj gjithashtu Drejtorinë e Qytetit Studenti për rikonstruksionin e plotë që i ka bërë kësaj ndërtesë, duke normalizuar jetën e banorëve të saj, me kushtet më optimale dhe të siguroj se procesi i rikonstruksionit të godinave në këtë Qytet dhe i ndërtimit të godinave të reja për studentët do të jetë një proces i pandërprerë, në mënyrë që të bëjmë gjithçka të përmirësojmë kushtet e jetës suaj, por edhe për të lehtësuar sa më shumë ngarkesën ekonomike që bie mbi ju, gjatë viteve të studimit në universitet. Dua të shpreh edhe urimin tim më të mirë, që të ecim vendosmërisht drejt një cilësie gjithnjë në rritje në universitetet tona. Për Shqipërinë dhe për kombin, edukimi, kualifikimi dhe ekspertiza juaj janë të një rëndësie vendimtare, në ndërtimin e një të ardhmeje të merituar.

Të dashur studente e studentë,

Ne jemi në një shumë të veçantë, në vitin jubilar që shënon 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Shekulli që lëmë pas ka qenë një shekull i vështirë. Shekull sakrificash të mëdha, vuajtjesh të jashtëzakonshme, përpjekjesh mbinjerëzore, por fakti që sot, ne mblidhemi dhe festojmë si një komb i lirë kudo që jemi, përbën arritjen më të madhe të këtij shekulli, përbën gjithashtu bazën më të shkëlqyer që shekulli tjetër të jetë një shekull i ndritshëm për shqiptarët. Ai do të jetë i ndritshëm, sa më shumë ne të investojmë tek arsimimi, shkollimi, edukimi i fëmijëve dhe i të rinjve shqiptarë.

Qeveria ka pasur e ka një përparësi madhore arsimin. Në dhomën e studimit, këtu, takova disa studente, të cilat më treguan degët ku studionin. Kënaqësia ime ishte e madhe, sepse secila prej tyre kishte zgjedhur vetë degën që donte dhe kjo është merita e lirisë, merita e një sistemi transparent e të ndershëm që ne kemi vendosur për pranimet në universitete. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të rritur cilësinë e mësimdhënies. Në rast se në vitin 2005, në universitetet tona mësonin gjithsej 52 mijë studentë, sot mësojnë 162 mijë studentë. Në këtë mënyrë, ne po ecim me shpejtësi drejt vendosjes së Shqipërisë, të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare mbi bazat e dijes. Vetëm një shoqëri dhe një ekonomi që bazohet mbi dijen do të mund të jetë shoqëri e zhvilluar, ekonomi e zhvilluar.

Në një shekull, asnjë komb nuk ka përjetuar ato që kanë përjetuar shqiptarët. Ndaj ky është një moment i madh mirënjohjeje për të gjitha ata që sakrifikuan gjatë një shekulli, që sot, Shqipëria të jetë një vend i lirë, që sot, Shqipëria të jetë vend anëtar i NATO-s, që sot, Shqipëria të jetë një vend që ecën me shpejtësi drejt niveleve të larta të zhvillimit, që sot, Shqipëria të ketë të sigurt perspetivën e saj europiane.

Natyrisht, ju, si çdo i ri dhe e re dhe çdo qytetar i këtij vendi, prisni me të drejtë përkushtimin e forcave politike në procesin e integrimit europian. Ky proces është procesi që u mundëson shqiptarëve të ndërtojnë të ardhmen më të shkëlqyer, më të prosperë e më të sigurt për veten e fëmijët e tyre, për brezat që vijnë. Në këtë kontekst, ju garantoj se qeveria mbetet e vendosur të ndërmarrë çdo reformë, të bëjë çdo përpjekje, të përmbushë çdo detyrim në procesin e integrimit. Qeveria e merr këtë si procesin më serioz. Të tillë e morën dhe përmbushëm mbi 120 kërkesa për udhërrëfyesin e heqjes së vizave dhe ia dolëm të votohet heqja e vizave për Shqipërinë dhe sot, shqiptarët lëvizin të lire në mbarë Europën.

Tani jemi në një moment të dytë shumë të rëndësishëm, ai i marrjes së statusit. Nga Shqipëria kërkohet të votohen tre ligjet. Uroj dhe shpresoj që opozita t’i votojë këto tre ligje dhe të mos pranojë kurrë për të dëmtuar dhe cenuar ëndrrën e bukur të rinisë shqiptare, ëndrrën e të gjithë shqiptarëve, ëndrrën europiane.

22 vjet më parë, bashkëmoshatarët tuaj të asaj kohe, në një akt kurajoje, të paimagjinueshme sot, trimërie e guximi, dolën nëpër rrugë e zbritën në sheshet e qytetit me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Nuk ka pasur e nuk ka vizion më të madh, më gjenial, më të drejtë se vizioni i studentëve të dhjetorit të vitit 90-të, për veten e tyre. Këto 20 vite përpjekjeje të mëdha, Shqipëria është vite drite larg vitit ’90-të. Pak ditë më parë, një nga anëtarët e familjes së një prej studentëve do të më tregonte një histori shumë të dhimbshme. Ky student kishte shkuar bashkë me delegatët e studentëve në takimin me diktatorin, por ishte vendosur në një nga radhët ku mundësisht të mos dukej dhe kjo, shpjegon i vëllai, sepse kishte veshur xhaketën e të atit, pa e pyetur dhe nuk donte t’ia shihte. E dhashë këtë shembull për të kujtuar se cila ishte gjendja në dhjetorin e vitit ’90-të dhe gjendja jashtë Tiranës ishte dhjetëra e dhjetëra herë më katastrofike. Edhe në ato kushte, ato vajza e djem, guxuan të japin apelin dhe të lëshojnë kushtrimin “Shqipëria si gjithë Europa”. Ndaj uroj që ky apel e ky kushtrim të dëgjohet sot, në sallën e parlamentit e të votohen tre ligjet që presin prej dy muajsh, në mënyrë që ëndrra juaj, ëndrra e mbarë shqiptarëve të bëhet një realitet i lumtur për çdo shqiptar.

Duke përfunduar, ju uroj ju e të gjithë studentët e Shqipërisë gëzuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Jam i bindur se 100 vitet që vijnë do të jenë vitet më të mira në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Lum kush të rrojë e t’i jetojë ato, sepse do të shohin ëndrrat e realizuara dhe jo vetëm tuajat, por për të të gjithë brazave që nuk i panë dot realitet, ato.”

15/11/2012

 

Modifikuar më Diel, 23 December 2018 14:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...