Bylykbashi: Rama nuk heq dorë nga marrëdhënia me krimin e organizuar, sepse mbron pushtetin e tij

Diel, 23 December 2018 13:42

 Deputeti demokrat Oert Bylykbashi ka shpjeguar arsyet se përse Edi Rama nuk e do vetingun e politikanëve.  Bylykbashi thotë se Ramës, kriminelët i duhen për të mbledhur vota me para dhe presion. “Po njësoj Rama refuzoi edhe Dekriminalizimin në vitin 2015”, shkruan Bylykbashi, i cili përmendi rastin e Elvis Roshit që sipas Ramës “përdhunimi në grup është gabim rinie”.

Bylykbashi ka publikuar edhe një video ku Edi Ramës i jep përgjigje zv.kryeministri Italian Di Maio, i cili më herët kishte refuzuar kandidatin e tij që doli në foto me një mafioz.

Deklarimi i plotë i Bylykbashit.  

Ja perse Edi Rama nuk e do vetingun e politikaneve. Atij kriminelet i duhen per te mbledhur votat me para dhe presion. Ja perse me 74 votat e tij ne parlament refuzoi asistencen dhe Udhezuesin e Komisionit te Venecias se si duhet bere vetingu i politikaneve te lidhur me krimin.

Ja perse Edi Rama perdor Kushtetuten si alibi per mbrojtjen qe i ben ketyre politikaneve. Po njesoj, Edi Rama refuzonte Dekriminalizimin para zgjedhjeve lokale te 2015 duke mbrojtur Elvis Rroshin se perdhunimi ne grup kishte qene vetem nje "gabim rinie".

Sot, serish para zgjedhjeve, marredhenien me krimin perpiqet ta normalizoje, ta thjeshtoje dhe e quan “marredhenie me elektoratin”. Shihni si, ne fund te videos, Edi Rames i jep pergjigje Di Maio, Zevendeskryeministri i Italise dhe lider i "Movimento 5 Stelle" qe dy jave me pare refuzoi kandidatin e tij qe doli ne foto me nje mafioz:

"Ne votat e tyre nuk i duam, na e shpifin!" Sa per kujtese, sot mbushen 4 vite nga marreveshja per Dekriminalizimin e 23 dhjetorit 2014, qe Parlamenti Europian i imponoi Edi Rames. Kater vite me pas, Edi Rama nuk heq dore nga marredhenia me krimin e organizuar sepse keshtu mbron pushtetin e tij.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...