Video/Sekretari i Përgjithshëm i PPE: Pro nismës së PD për Vettingun në politikë, nevojë urgjente

Diel, 23 December 2018 17:17

Sekretari i Përgjithshëm i Partive Popullore Europiane, gjermani Christian Kremmer, Vettingun e politikanëve në Shqipëri e shikon si nevojë urgjente. I ftuar së bashku Andreas Lammel, me përfaqësuesin e Bundestagut gjerman të marrë pjesë në Akademinë Politike të të rinjve demokratë, Kremmer vlerëson se korrupsioni në vendin tonë dhe lidhjet e politikës me krimin po pengojnë zhvillimin

“Më lejoni të them qartë: pa ndarjen e pushteteve dhe drejtësi të pavarur nuk ka liri dhe demokraci funksionale. Korrupsioni dhe lidhjet midis krimit të organizuar dhe politikës janë vjedhje ndaj qytetarëve. Korrupsioni pengon investimet dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Prandaj, në rastin e Shqipërisë është logjike që Vettingu të bëhet jo vetëm në drejtësi, por edhe për personat përgjegjës në politikë. Ne e dimë se situata është keq dhe akoma më keq për të rinjtë. 1/3 nuk gjejnë punë në Shqipëri, shumë të tjerë largohen nga vendi. Të dashur miq, po luhet me të ardhmen tuaj! Mos lejoni që ky vend të trajtohet si pronë private e disa pakicave”.

Anëtari i Bundestagut, Andreas Lammel, e konsideroi Partinë Demokratike si alternativën e duhur qeverisëse.

“Qeveria zgjidhet që të zhvillojë vendin, ta çojë atë përpara dhe në shërbim të qytetarëve, por qeveria e tanishme nuk e ka kuptuar këtë. Nëse doni të merrni fatin në dorë, punoni për të mundësuar që ju të qeverisni, sepse kohët janë të mira për opozitën. Për fat të keq, PD është akoma në opozitë, por vitin tjetër kjo mund të ndryshojë me zgjedhjet lokale””.

Akademia Politike 2018 u organizua nga FRPD me mbështetjen e fondacionit Konrad Adenauer dhe të Partisë Demokratike. Përveç politikanëve gjermanë, me të rinjtë demokratë biseduan kryetari i PD Lulzim Basha, ish-Kryeministri Sali Berisha.

Modifikuar më Diel, 23 December 2018 17:20

Video

Login to post comments