Gishtat e Inës dolën si shtatzënia e Griseldës

Diel, 23 December 2018 18:10

Fillimisht i urojmë shërim të plotë nënoficeres së policisë, Ina Nuka, historia e së cilës nuk ka lidhje me mjeshtrin e mashtrimit mediatik, kryeministrin e vendit, Edi Rama. Qyshkurse ndodhi historia e plagosjes së Nukës bëmë parashikimin se ajo ishte plagosur, porse nuk kishte humbur asnjë gisht. Ky përfundim nuk ishte aspak i vështirë sepse të dhënat për ngjarjen nuk erdhën as nga vendngjarja, as nga policia e as nga spitali, por nga vetë shpërndarësi i lajmeve, regjisori i mirënjohur Edi Rama. Nuk e kishim fare të vështirë që aktin e turpshëm të këtij lajmdhënësi ta parashikonim si lajm të rremë, sepse qeveria është portali më i madh i gënjeshtrave në Shqipëri, ajo nuk kryen asnjë detyrë funksionale, përveçse gjiton e paraqet një realitet të ndryshëm nga ai që ekziston. Kur nënoficerja u plagos, u tha që humbi 4 gishta, më pas u bënë 3, shkuan 2 e në fund përfundoi në një gisht të humbur. Rama e keqpërdori vajzën e re në polici dy herë. Herën e parë në kuadër të strategjisë për të vënë femra në vijën e parë të protestave, kjo vetëm për një fiksim prej të marri që vetëm ai mund ta dijë nga i vjen dhe herën e dytë në manipulimin e opinionit publik për veprimet e “shpellarëve”. Në prag të kthimit në atdhe, Rama porositi portalet që kontrollon se gjoja ishte zbuluar një teknikë e re e “ngjitjes së gishtave”, prej së cilës, doktori turk, i kishte “ngjitur” gishtin nënoficeres. Mirëpo në Tiranë patën thënë se gishti ishte prerë. Sipas kësaj teknike, i bie që me gisht me vete, doktori turk të ketë bërë mrekullinë, krejt e panjohur sot në botë. Sigurisht nuk ekzistonte asnjë teknikë e re sepse gishti i nënoficerës ishte aty ku duhej të ishte, në vendin e vet. Ai që kishte gënjyer ishte vetëm kryeministri i vendit, e pas tij edhe boria e bashkisë, i cili e dramatizoi edhe në forma të turpshme këtë histori. Edhe kjo histori pra ishte si ajo e Griseldës, gënjeshtër.  Në fund fare, pas kthimit të saj, Rama do e bënte edhe një lajm me Ina Nukën, se duhet mbushur defteri i propagandës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...